• Kreu
  • Njoftime
  • Projekti NaturAL: Deri më 3 Maj aplikimet për kurs trajnimi “Identifikimi, zhvillimi dhe menaxhimi i projektit”

Projekti NaturAL: Deri më 3 Maj aplikimet për kurs trajnimi “Identifikimi, zhvillimi dhe menaxhimi i projektit”

Projekti NaturAL, në kuadër të aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve të stafit të zonave të mbrojtura do të zhvillojë kursin e trajnimit “Identifikimi, zhvillimi dhe menaxhimi i projektit”.
Ky trajnim synon të informojë autoritetet shqiptare të zonave të mbrojtura dhe organizatat e shoqërisë civile, me njohuritë bazë për të aplikuar në programet e financimit si dhe t'i aftësojë ata për të shkruar projekt propozime. Qëllimi i përgjithshëm i këtij moduli trajnimi është t’u japë mundësi menaxherëve dhe komuniteteve rurale përreth zonave të mbrojtura të aplikojnë në mënyrë efiçente në programet e financuara nga BE.

Të gjitha palët e interesuara (OJQ, grupe lokale, individë) duhet të plotësojnë formularin bashkangjitur -ku gjejnë më shumë informacion- duke paraqitur shkurtimisht idenë e tyre për një projekt propozim.

Stafi i projektit do të përzgjedhë personat më të përshtatshëm qe do të marrin pjesë në trajnim.

Afati i dorëzimit të aplikimeve për pjesëmarrje në trajnim shtyhet deri më datë 3 maj 2017.

Print