• Kreu
  • Njoftime
  • REC Shqipëri: Ftesë për “Programin e të rinjve”, kurs trajnimi një javor

REC Shqipëri: Ftesë për “Programin e të rinjve”, kurs trajnimi një javor

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të programit "Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri. (SENiOR-II)", mbështetur nga Qeveria Suedeze (SWEDEN), po zbaton një serë aktivitetesh të planifikuara me qëllim Forcimin Institucional i OSHC-ve.

Në kuadër të aktiviteteve të kësaj pakete për ngritjen e kapaciteteve të organizatave të vogla dhe atyre të reja, REC Shqipëri do të organizojë një kurs trajnimi një javor të quajtur, “Programi i të rinjve”, në datat 5-10 qershor 2017.

Programi i kursit përbëhet nga disa module leksionesh mbi organizimin, menaxhimin, dhe administrimin e OJF-ve, motivimin e anëtarëve, vullnetarizmin, si të shkruajmë një projekt-propozim dhe gjetjen e fondeve.

Kursi do të zhvillohet gjatë një jave, ku çdo modul e vë theksin te mesimi teorik dhe praktik mbi tematikat e përzgjedhura.

Ftohen të aplikojnë anëtarë të rinj të OJF-ve, të cilët kanë dëshirë të zhvillojnë më thellë njohuritë e tyre dhe të japin kontribut në forcimin e mëtejshëm të organizatës që ata përfaqësojnë.

Për të shprehur interesin tuaj për pjesëmarrje, duhet të dërgoni një shprehje interesi nga Drejtuesi i Organizatës që ju përfaqësoni si dhe të plotësoni formularin e aplikimit, i cili gjendet këtu.

Meqë fokusi i këtij kursi trajnimi është përfshirja më e madhe e të rinjve në rradhët e shoqërise civile në Shqipëri, mosha e aplikantëve nuk duhet të jetë më e madhe se 30 vjeç.

Aplikimet duhet të dergohen në adresën e e-mailit: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., brenda datës 24 Maj 2017.

Për më shumë informacion mund të kontaktoni me: Daniela Ruçi | Project Manager The Regional Environmental Center (REC), Country Office Albania T +355 4 223 2928 | F +355 4 223 2928 | E This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. : This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.| M St. Ismail Qemali, No. 27 Tirana, Albania : P.O.Box 127 | W http://albania.rec.org

 

Print