• Kreu
  • Njoftime
  • BRIGAID: Thirrje e hapur novatorëve të ndryshimeve klimatike - A keni një inovacion që ka potencial të zvogëlojë rreziqet nga fatkeqësi natyrore?

BRIGAID: Thirrje e hapur novatorëve të ndryshimeve klimatike - A keni një inovacion që ka potencial të zvogëlojë rreziqet nga fatkeqësi natyrore?

BRIGAID është një projekt 4-vjeçar pjesë e programit të BE-së “HORIZON 2020” (2016-2020). Ne synojmë që në mënyrë efikase të ngushtojmë hendekun ndërmjet novatorëve dhe përdoruesve fundorë në funksion të rikuperimit nga përmbytjet, thatësirat dhe kushtet ekstreme të motit.
THIRRJE E HAPUR PËR NOVATORËT:

Si të bashkoheni në ciklin e testimit të BRIGAID 2017/18
Paraqisni një përshkrim të zgjidhjes suaj novatore përpara datës 1 tetor 2017This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

BRIGAID do të përzgjedhë deri në 9 inovacione dhe do të ofrojë financim dhe mbështetje për testim në vitin 2018.

Kërkesat minimale për inovacionet:
- të reduktojnë rreziqet nga përmbytjet, thatësirat dhe kushtet ekstreme të motit

- prototipi TRL4 ose më i lartë

- produkte të bazuara në strukturë, softuerë ose në ekosistem

- të gatshëm për ta përmirësuar dhe për ta prezantuar në treg

Përshkruani shkurtimisht inovacionin dhe ambiciet tuaja për testim dhe përmirësim. Ne do të kontaktojmë të gjithë novatorët për informacione të tjera dhe hapat e mëtejshme.

Më shumë informacion mbi BRIGAID gjeni këtu.

Print