• Kreu
  • Njoftime
  • Thirrje për Projekt Propozime në kuadër të Programit për Grante të Vogla të SEEDLING

Thirrje për Projekt Propozime në kuadër të Programit për Grante të Vogla të SEEDLING

Zbatimi i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) është një proces dinamik përshtatjeje, mësimi dhe veprimi. Bashkësia ndërkombëtare është në një mendje në të gjitha nivelet – globale, rajonale dhe kombëtare – që paqja dhe begatia afatgjatë mund të garantohen vetëm përmes një ndryshimi transformues drejt zhvillimit të qëndrueshëm, i cili çon në ekonomi të qëndrueshme dhe komunitete të qëndrueshme. Për të mundësuar ndryshime të qenësishme që kërkohen nga një transformim i tillë, qasja pro-aktive ndaj edukimit të qëndrueshëm duhet të vihet në jetë duke i vënë theksin krijimit të partneriteteve strategjike.

Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia ballafaqohen me sfida të ngjashme në procesin e reformimit të sistemeve të tyre arsimore. Koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm njihet, por gjenden shumë pak instrumenta, nëse ka të tillë, që të garantojnë trajtimin e këtij koncepti brenda sistemit arsimor.

Projekti SEEDLING ka për synim të nxisë edukimin, ngritjen e kapaciteteve dhe ndërgjegjësimin për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) në vendet e EJL-së, përmes përfshirjes së tyre në kurrikulat shkollore (shkollat e mesme), si edhe përmes bashkëpunimit rajonal e rrjetëzimit të vendimmarrësve, edukatorëve dhe mësuesve.

Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC), së bashku me Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA) shpallin Programin e Granteve të Vogla në 6 vende të EJL-së: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë*, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mal i Zi dhe Serbi. Shuma në total është 200.000 euro për të gjitha rajonin dhe maksimumi i një granti është 7.000 Euro. Numri i granteve në secilin prej vendeve do të varet nga cilësia e propozimeve dhe numri i shkollave të mesme të përgjithshme dhe atyre profesionale në vend, në mënyrë të që arrihet një shpërndarje e barabartë mes vendeve përfituese. Ai mund të variojë nga 3-7 grante për secilin vend përfitues.

Programi i Granteve të Vogla shpallet për OSHC-të që janë aktive në fushën e edukimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Partneriteti me një ose më shumë shkolla të mesme dhe/ose profesionale është i detyrueshëm, duke qenë se aktivitetet do të kenë si fokus zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së në klasa.

Thirrjen e plotë për propozime, si dhe Shtojcat shoqëruese, mund ti gjeni këtu.

Print