• Kreu
  • Njoftime
  • Thirrje për aplikime: “Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive”

Thirrje për aplikime: “Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive”

Partnerët Shqipëri shpall thirrjen e dytë për aplikime për organizatat e shoqërisë civile, të interesuara për të marrë pjesë në programin “Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive”. Ky program synon të kontribuojë në qëndrueshmërinë financiare të OJF-ve që veprojnë në fushën e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë, respektimit të të drejtave të njeriut, rritjes së aktivizmit dhe pjesëmarrjes qytetare etj, përmes identifikimit të modeleve të reja të biznesit, në funksion të gjenerimit të të ardhurave e rritjes së pavarësisë nga burimet e zakonshme të financimit nga donatorët, për një ndikim më të madh në komunitetet ku veprojnë.

Aplikimi dhe përzgjedhja e pjesëmarrësve

Plotësoni pyetësorin (këtu) së bashku me një letër motivimi, ku qartësisht të shpjegohet interesi për të marrë pjesë në këtë program dhe planet për vënien në zbatim të njohurive të fituara.

Lutemi të dërgoni Pyetësorin e aplikimit jo më vonë se data 20 nëntor 2017 tek This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.ose dorazi /me postë në adresën:
Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim - Rr. Sulejman Delvina, N.18, H.8, Ap. 12, Njësia Bashkiake 5, Kutia Postare 2418/1

Organizatat e përzgjedhura do të njoftohen gjatë javës së parë të muajit dhjetor.

Më shumë informacion gjeni këtu.

Print