• Kreu
  • Njoftime
  • Risku është fat apo zgjedhje? Na e tregoni ju nëpërmjet plotësimit të pyetësorit

Risku është fat apo zgjedhje? Na e tregoni ju nëpërmjet plotësimit të pyetësorit

Risku është fat apo zgjedhje?

Na e tregoni nëpërmjet këtij pyetësori. Shtyp këtu!

 

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile me mbështetjen teknike të REC Shqipëri, si pjesë e Programit për Përmirësimin e Sistemit Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm dhe parandalimin e përmbytjeve në Shqipëri (PRO NEWS) po punon për hartimin e sistemi ndërgjegjësimi të publikut, për të rritur aftësitë ripërtëritëse të popullatave të prekura nga përmbytjeve si dhe promovimin e Sistemit Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm në Shqipëri.

Për këtë arsye, ekipi është i interesuar të dijë dhe vlerësojë njohuritë e publikut të gjerë në lidhje me situatat e emergjencave civile dhe Sistemin Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm dhe për këtë qëllim kërkon bashkëpunimin tuaj në grumbullimin e këtij informacioni nëpërmjet plotësimit online të pyetësorit për audiencën e synuar.

Projekti Pronews mbështetur nga Bashkimi Evropian, projekti synon të rrisë aftësinë ripërtëritëse ndaj përmbytjeve duke forcuar Sistemin Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm në Shqipëri dhe duke përmirësuar parandalimin e fatkeqësive në përputhje me praktikat e mira të Bashkimit Evropian.

REC Shqipëri ju siguron se informacioni që ju do të ndani me ne nëpërmjet këtij pyetësori, do të mbetet anonim dhe do ti shërbejë vetëm vlerësimit të informacionit që publiku Shqiptar ka në lidhje me cështjen e emergjencave civile dhe katastrofave natyrore me të cilat mund të përballemi. Informacioni i grumbulluar do të na ndihmojë për të planifikuar dhe për të ndërmarrë veprime konkrete në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut në lidhje me aftësitë ripërtëritëse ndaj përmbytjeve si dhe promovimin e Sistemit Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm në Shqipëri.

Print