• Kreu
  • Njoftime
  • Thirrje për pjesëmarrje në Programin e të Rinjve (Junior Fellowship 2018)

Thirrje për pjesëmarrje në Programin e të Rinjve (Junior Fellowship 2018)

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të programit "Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri (SENiOR-II)", mbështetur nga Qeveria Suedeze (SWEDEN), po zbaton një sërë aktivitetesh të planifikuara me qëllim Forcimin Institucional të OSHC-ve.

Në kuadër të aktiviteteve të kësaj pakete për ngritjen e kapaciteteve të organizatave të vogla dhe atyre të reja, REC Shqipëri do të organizojë një kurs trajnimi një javor të quajtur, “Programi i të rinjve”, më datat 12-17 Mars 2018.

Programi i kursit përbëhet nga disa module leksionesh mbi organizimin, menaxhimin, dhe administrimin e OJFve, motivimin e anëtareve, vullnetarizmin, si të shkruajmë një projekt-propozim dhe gjetjen e fondeve. Kursi do të zhvillohet gjatë një jave, ku çdo modul e vë theksin tek mësimi teorik dhe praktik mbi tematikat e përzgjedhura.

Ftohen të aplikojnë anëtarë të rinj të OJF-ve, të cilët kanë dëshirë të zhvillojnë më thellë njohuritë e tyre dhe të japin kontributin e tyre në forcimin e mëtejshëm të organizatës që ata përfaqësojnë.

Për të shprehur interesin tuaj për pjesëmarrje, duhet të dërgoni një Letër për shprehje interesi nga Drejtuesi i Organizatës që ju përfaqësoni si dhe të plotësoni Formularin e aplikimit.

Meqë fokusi i këtij kursi trajnimi është përfshirja më e madhe e të rinjve në radhët e shoqërisë civile në Shqipëri, mosha e aplikantëve nuk duhet të jetë më e madhe se 30 vjeç.

Aplikimet duhet të dërgohet në adresën e e-mailit: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. , brenda datës 24 Shkurt 2018.

Për më shumë informacion mund të kontaktoni me:
Daniela Ruçi | Menaxhere projekti 
T +355 4 223 2928 | F +355 4 223 2928
E: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.  
W http://albania.rec.org | http://www.senior-a.al 

Print