Konkurs kombëtar "Ide të Gjelbërta 2018"

Partnerët Shqipëri ka shpallur konkursin kombëtar Ide të Gjelbërta 2018! Qëllimi i konkursit “Ide të Gjelbërta” është mbështetja e nismave të biznesit të cilat synojnë përfshirjen sociale përmes integrimit dhe punësimit, dhe zhvillimin ekonomik lokal përmes ideve miqësore ndaj mjedisit.

Kriteret që duhet të plotësojë ideja që konkuron:

•             Është një ide e gjelbërt që nuk ka filluar të zbatohet apo është në fazë embrionale.

•             Nëse subjekti nuk është një organizatë e shoqërisë civile, sipërmarrja duhet të kategorizohet në nivelin e biznesit të vogël.

•             Nëse subjekti është individ, ai duhet të parashikojë në planin e biznesit llojin e regjistrimit ligjor të project-idesë.

•             Ideja synon zhvillimin e qendrueshëm të mjedisit nëpërmjet krijimit të vendeve të reja të punës dhe/ose rritjen e të ardhurave.

•             Ideja përputhet me aktivitetin bazë të subjektit që aplikon.

•             Projekt-ideja bazohet tërësisht në përdorimin e burimeve lokale.

•             Projekt-ideja bazohet në një plan të detajuar biznesi dhe është miqësore ndaj mjedisit.

•             Projekt-ideja mobilizon punën dhe ekspertizën e burimeve lokale si dhe vë në shfrytëzim aftësitë e tyre tradicionale.

•             Projekt-ideja ka një plan sesi mund të sigurojë rritjen e aktivitetit dhe qendrueshmërinë financiare.

•             Subjekti që aplikon duhet të tregojë se ka informacion apo ka bërë një vlerësim të tregut lokal që tregon se nevoja ekziston; njeh konkurrentët e tij dhe ideja paraqet avantazhe konkuruese.

•             Projekt-ideja do të mbështesë rivitalizimin e ekonomive lokale të traditës dhe lidhjen midis njerëzve dhe komunitetit.

•             Subjektet që aplikojnë kanë të drejtë të marrin fonde nga ky konkurim, jo më shumë se një herë në dy vjet. 

Kush mund të aplikojë:

Konkursi është i hapur për:

1.            Individë;

2.            Organizata jo-fitimprurëse;

3.            Biznesi i vogël në vend. 

Kushtet e financimit:

Granti do të mbështesë projekt-ide të gjelbërta për një afat kohor jo më shumë se një vit dhe në shumë jo më të madhe se 800.000 lekë (të reja).

Inkurajohet bashkëfinancimi nga burime alternative. 

Dokumentat që duhen dorëzuar:

•             Projekt-propozim i cili adreson dhe hartohet në përputhje me të gjitha kriteret e lartpërmendura;

•             Një plan biznesi i detajuar i projekt-idesë i shoqëruar me pasqyrën e fluksit të parave (cash flow);

•             Një dokument që vërteton statusin ligjor të subjektit që aplikon (vërtetim gjykate dhe NIPT);

•             Për aplikantët individë, në rast të shpalljes së idesë fituese, përpara nënshkrimit të kontratës duhet të gëzojnë statutin e organizatave jo-fitimprurëse ose biznesit të vogël në përputhje me kuadrin ligjor në vend.

Formati dhe gjuha:

Paraqitja e idesë duhet të bëhet në përputhje me kriteret e vendosura në thirrje, bashkangjitur një buxheti të detajuar të kostove. Buxheti duhet të jetë në formën e një plani biznesi ku të paraqiten kostot që kërkohet të mbulohen nga granti i Ideve të Gjelbërta dhe bashkëfinancimi nëse ka, për periudhën një vjeçare.

Projekt-idetë duhet të paraqiten në gjuhën shqipe.

 

Informacion mbi afatet kohore dhe mënyrën e aplikimit:

Afati i fundit për  dorëzimin e aplikimeve është 4 Qershor 2018!

Aplikimet mund të dorëzohen elektronikisht në adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., ose dorazi / me postë në adresën:

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, Rr: ”Sulejman Delvina”, N.18, H.8, Ap.12; Njësia Bashkiake 5; Kutia Postare 2418/1, kodi postar 1022, Tiranë.

Procesi i përzgjedhjes:

Përzgjedhja e ideve fituese do të realizohet nga një juri ekspertësh, profesionistë të fushës së ekonomisë, drejtësisë, mjedisit dhe biznesit.

Procesi i vlerësimit do të realizohet në dy faza:

•             Faza e parë do të jetë përzgjedhja nga ana e Partnerëve Shqipëri e ideve që plotësojnë kriteret bazë të aplikimit;

•             Faza e dytë do të jetë përzgjedhja nga ana e jurisë e tre ideve më të mira bazuar në listën e të përzgjedhurve nga faza e parë, si pjesë e një konkurimi të hapur publik.

Partnerët Shqipëri do të nxjerrë një njoftim të dytë për datën e organizimit të konkursit, për aplikantët e përzgjedhur.

Tre idetë fituese në nivel kombëtar do të bëhen automatikisht pjesë e konkurimit në nivel rajonal të organizuar nga Balkan Green Foundation, i cili do të organizohet në Maqedoni në korrik 2018, nëpërmjet të cilit ato mund të përfitojnë një tjetër mbështetje financiare.

Kalendari i aktiviteteve informuese:

Për t’u ardhur në ndihmë aplikantëve të interesuar, Partnerët Shqipëri do të zhvillojë sesione informimi on-line dhe on-site, lidhur me procedurat dhe procesin e aplikimit. Sesionet orientuese do të organizohen sipas kalendarit të mëposhtëm:

DATA     ORA       VENDI

10 Maj 2018        13:00     Hotel Pavarësia, Vlorë

11 Maj 2018        12:00     Sesion on-line

15 Maj 2018        10:00     Zyrat e Partnerëve Shqipëri, Tiranë                                

Për të marrë pjesë në sesionet informuese, shprehni interesin tuaj duke dërguar email në adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., duke specifikuar datën e sesionit në të cilin doni të merrni pjesë. 

Trainim mbi Hartimin e Planit të Biznesit dhe Marketingut:

Për t’u ardhur në ndihmë aplikantëve të interesuar në përgatitjen e idesë së tyre, Partnerët Shqipëri do të organizojë një trainim dy-ditor mbi Hartimin e Planit të Biznesi dhe Marketingun. Trajnimi do të ofrohet nga ekspertë të Grand Thorton, në datat 22-23 Maj, në zyrat e Partnerëve Shqipëri.

Për të marrë pjesë në trainim, shprehni interesin tuaj duke dërguar email në adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., brenda dt. 17 Maj 2018. 

Procesi i monitorimit:

Të gjithë fituesit në nivel kombëtar dhe rajonal do të hyjnë në një marrëdhënie kontraktuale si pjesë e këtij financimi, ku do të përcaktohen qartë detyrimet në nivel raportimi sipas indikatorëve të përcaktuar në projekt-ide dhe marrëveshjen e financimit.

Print