Dita e panairit ushqimor ne Shkoder

Data 2 Qershor 2018 eshte dita e panairit ushqimor qe do te zhvillohet ne Shkoder ne kuader te projektit “ Rrjeti i shkollave per nxitjen e praktikave te qendrueshme te sipermarrjes ne fushen e turizmit gastronomik”, mbeshtetur nga Agjensia Austriake per Zhvillim(ADA), njesi operative e Bashkepunimit Austriak per Zhvillim permes programit SEEDLING zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit(REC) dhe shoqata “Gruaja ne Integrim”.

Shkollat e perfshira ne projekt gjimnazi”28 Nentori”, gjimnazi “Oso Kuka” dhe shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” tashme jane ne perfundim te pergatitjeve per nje paraqitje sa me te mire ne diten e panairit ushqimor konsideruar si nje gare mes tyre per gatimet tradicionale, pergatitur nga vete nxenesit. Eksperiencat si : vizitat studimore ne bizneset e suksesshme dhe oret e gatimit ne shkollen e mesme profesionale “Hamdi Bushati” i kane ndihmuar shume te rinjte ne kete proces. Pjesemarrja e nxenesve nga shume shkolla te qytetit , e autoriteve te drejtorise arsimore e atyre vendore si dhe e shume qytetareve do ta zbukuroje kete aktivitet .Kjo dite do te jete nje dite festive per Shkodren.

Behuni pjese per te festuar e shijuar bashke me te rinjte e Shkodres gatimet e tradites pergatitur nga shefat e ardhshem te restoranteve!
Data 2 Qershor 2018
Ora 11.00
Sheshi para gjimnazit “28 Nentori “
Ju mirepresim!

Print