• Kreu
  • Njoftime
  • Thirrje për pjesëmarrje në Programin e të Rinjve (Junior Fellowship, Shtator 2018)

Thirrje për pjesëmarrje në Programin e të Rinjve (Junior Fellowship, Shtator 2018)

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të programit "Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri (SENiOR-II)", mbështetur nga Qeveria Suedeze (SWEDEN), po zbaton një sërë aktivitetesh të planifikuara me qëllim Forcimin Institucional i OSHC-ve. Në kuadër të aktiviteteve të kësaj pakete për ngritjen e kapaciteteve të organizatave të vogla dhe atyre të reja, REC Shqipëri do të organizojë një kurs trajnimi një javor të quajtur, “Programi i të rinjve”, në datat 10-15 Shtator 2018 në Tiranë.

Programi i kursit përbëhet nga disa module leksionesh mbi organizimin, menaxhimin, dhe administrimin e OJFve, motivimin e anëtareve, vullnetarizmin, si të shkruajmë një projekt-propozim dhe gjetjen e fondeve. Kursi do të zhvillohet gjatë një jave, ku çdo modul e vë theksin tek mësimi teorik dhe praktik mbi tematikat e përzgjedhura.

Ftohen të aplikojnë anëtarë të rinj të OJF-ve, të cilët kanë dëshirë të zhvillojnë më thellë njohuritë e tyre dhe të japin kontributin e tyre në forcimin e mëtejshëm të organizatës që ata përfaqësojnë.

Për të shprehur interesin tuaj për pjesëmarrje, duhet të dërgoni një shprehje interesi nga Drejtuesi i Organizatës që ju përfaqësoni si dhe të plotësoni formularin e aplikimit.

Meqë fokusi i këtij kursi trajnimi është përfshirja më e madhe e të rinjve në radhët e shoqërisë civile në Shqipëri, mosha e aplikantëve nuk duhet të jetë më e madhe se 30 vjeç.

Aplikimet duhet të dërgohet në adresën e e-mailit: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. , brenda datës 24 Gusht 2018.

Për më shumë detaje klikoni këtu.

Për më shumë informacion mund të kontaktoni me:

Daniela Ruçi | Project Manager

The Regional Environmental Center (REC), Country Office Albania:

T +355 4 223 2928 |
F +355 4 223 2928 |
E: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ; This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. |
St. Ismail Qemali, No. 27 Tirana, Albania : P.O.Box 127 |
Web: http://albania.rec.org

Print