• Kreu
  • Njoftime
  • Programi i Granteve të Komisionit për Demokracinë nga Ambasada Amerikane

Programi i Granteve të Komisionit për Demokracinë nga Ambasada Amerikane

Programi i Granteve të Komisionit për Demokracinë nga Ambasada Amerikane hap thirrjen për aplikim. Programi i Komisionit për Demokraci, i administruar nga Zyra e Marrdhënieve me Publikun, mbështet nisma të organizatave jo-qeveritare (OJQ) vëndase të angazhuara në të gjithë Shqipërinë në fusha të ndryshme, përfshirë këtu:

  • Anti-korrupsionin
  • Qeverisjen e mirë
  • Gazetarinë investigative
  • Të drejtat të njeriut / të drejtat e minoriteteve
  • Fuqizimin e grave dhe të rinjve
  • Ndërgjegjësimin mjedisor
  • Luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Komisioni për Demokraci NUK financon projekte si ato në vijim:

  • Fushata për ngritje fondesh
  • Projekte të ndihmës humanitare
  • Projekte kërkimore shkencore
  • Projekte me buxhete që tejkalojnë $ 24,000 dhe që kërkojnë më shumë se një vit për t’u zbatuar
  • Projekte që dublikojnë projekte ekzistuese që janë duke u zbatuar nga një organizatë
  • Projektet e paraqitura nga organizatat tregtare dhe fitimprurëse
  • Projekte që kanë për qëllim të mbështesin veprimtarinë partiake politike dhe / ose fetare
  • Konferenca dhe udhëtime individuale jashtë vendit
  • Aktivitetet tregtare

Procesi i vlerësimit:

Ambasada SH.B.A. ka ngritur Komisionin për Demokracinë, i cili shqyrton dhe vlerëson propozimet për këtë program. Komisionit i duhet deri në një muaj pas afatit të aplikimit për të përfunduar procesin e e tij të shqyrtimit.  Aplikantët mund të kontaktohen me pyetje gjatë procesit të shqyrtimit, dhe gjithashtu do të njoftohen nëpërmjet e-mailit nëse propozimi i tyre është përzgjedhur ose jo.

Kriteret e vlerësimit:

Komisioni për Demokraci gjatë shqyrtimit të propozimeve për grante do të vlerësojë nëse:

  • Projekti propozimi tregon se organizata ka ekspertizë, aftësi dhe burime njerëzore të mjaftueshme për zbatimin e projektit.
  • Organizata tregon se ajo ka një kuptim të qartë të çështjen themelore që projekti synon të adresojë dhe është në gjendje ta artikulojë atë specifikisht dhe qartë.
  • Organizata ka konsultuar burimet përkatëse, ekspertët dhe organizatat e mundshme partnere gjatë fazës së hartimit të projektit.
  • Organizata ka identifikuar përfituesit e duhur apo grupet e synuara në një mënyrë që maksimizon rezultatet e projektit dhe nëse projekti ka një fokus të qartë dhe qëllim të menaxhueshëm.
  • Ideja dhe qasja e projektit janë inovative, dhe në të njejtën kohë në gjendje të përmbyllet brenda periudhës së projektit. Aktivitetet e propozuara të projektit duhet të jenë konkrete, të detajuara, dhe të mbështetura nga një plan pune i arsyeshëm.
  • Buxheti i projektit është i mirë-organizuar, i detajuar dhe i arsyeshëm. Nuk ka linja buxhetore të etiketuar si “shpenzime të ndryshme.” Shpenzimet për zbavitje dhe pije alkoolike nuk janë përfshirë në buxhet. Buxheti tregon se organizata i ka kushtuar kohë planifikimit dhe vlerësimit të shpenzimeve aktuale të lidhura me projektin, në vend të dhënies së vlerësime të përafërta.
  • Organizata ka artikuluar qartë se si do të vlerësojë dhe masë performancën e vet gjatë fazës së zbatimit të projektit duke përdorur mjete sasiore dhe cilësore konkrete të vlerësimit.
  • Projekti propozimi përshkruan qartë qasjen që do të përdoret për të siguruar qëndrueshmëri maksimale të rezultateve të projektit pas përfundimit të tij.
  • Performancat e kaluara (duke përfshirë grantet e financuara nga qeveria e SHBA-ve) tregojnë seriozitet, përdorimin e përgjegjshëm të burimeve, si dhe aftësi për t’i qendruar deri në fund qëllimit të projektit.

Udhëzime specifike:

KUJDES! Organizatat mund të paraqesë vetëm një propozim per programin

  • Shuma maksimale e grantit është 24,000 USD.
  • Një projekt mund të mbështet vetëm një herë. Një aplikant i suksesshëm mund të ri-aplikojë për një grant të dytë, por propozimi i dytë duhet të jetë për një projekt dukshëm të ndryshëm nga projekti i parë i financuar nga Komisioni për Demokraci.
  • Organizatat kanë të drejtë për të marrë fonde nga ky program jo më shpesh se një herë në dy vjet.
  • Organizatat dhe individët nga SHBA-të nuk kanë të drejtë për grante nga ky program.
  • Aplikimi kërkon një përshkrim të qartë të veprimtarisë për të cilën kërkohen fondet, si dhe një propozim buxheti të ndarë sipas kategorive të shpenzimeve; përndryshe ai nuk do të konsiderohet.

Si të aplikoni?

Të gjitha aplikimet duhet të jenë në gjuhën angleze.  Aplikantët duhet të plotësojnë formularët e aplikimit standard në gjuhën angleze. Format mund t’i shkarkoni si më poshtë:

  • Udhëzimet
  • Versioni elektronik i kompletuar i aplikimit (që do të nënshkruhet)
  • SF424 – Aplikimi për “Federal Assistance” (që do të nënshkruhet)
  • Buxheti i detajuar – i detyrueshëm
  • SF424B – Assurances (qe do te nenshkruhet)
  • SF424A – Informacioni i buxhetit
  • Kopjet e vendimit të regjistrimit në gjykatë dhe statuti i organizatës
  • CV-të e e stafit kryesor të projektit, maksimumi një faqe
  • Plani i detajuar i punës
  • Letrat mbështetje (opsionale)

Dokumentat e udhëzimeve mund ti shkarkoni duke klikuar këtu.

AFATI I APLIKIMIT: Programi pranon projekt-propozime deri më 30 Gusht 2018

Projekt-propozimi juaj duhet të përfshijë:

  • Titullin e projektit
  • Qëllimin e projektit
  • Temën e projektit
  • Emrin, adresën, telefonin, e-mail, adresën e organizatës, dhe emrin e personit të kontaktit
  • Një përshkrim i projektit dhe kush është audienca e synuar
  • Aktivitetet kryesore
  • Datën e projektit (koha e përafërt nga fillimi deri në përfundim të projektit)
  • Një përshkrim të rezultateve të pritshme
  • Një përshkrim se si suksesi i projektit do të matet dhe vlerësohet
  • Një listë të emrave dhe pozicioneve të stafit të projektit
  • Një përshkrim të shkurtër të asaj që bën organizata
  • Një përmbledhje të buxhetit (përfshi bashkëngjitur buxhetin e detajuar në format Exel)

Kopjet e regjistrimit të vendimit të gjykatës, statuti i organizatës dhe CV-të e stafit kryesor të projektit duhet të përfshihen në paketën e aplikimit. Çdo kërkesë që nuk mbulon të gjitha pikat e mësipërme nuk do të merret parasysh.

Ju lutemi dërgoni paketën e printuar të aplikimit në adresën e mëposhtme:

Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Rr. Elbasanit, Nr. 103
Tirana, Albania

Dërgimi i versionit elektronik (vetëm format PDF – jo i skanuar, dhe Excel) i formularit të aplikimit për This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.  është gjithashtu i detyrueshëm. Ju lutemi mos modifikoni formularin e aplikimit. Dërgimi në WinZIP, WinRAR, WeTransfer, Google Drive, etj, nuk pranohet.

Aplikimet që nuk plotësojnë të gjitha kërkesat e mësipërme dhe/ose dorëzohen pas afatit të caktuat do të skualifikohen!

Për më shumë informacion: https://al.usembassy.gov/sq/education-culture-sq/grant-programs-sq/ 

Print