• Kreu
  • Njoftime
  • Trajnim “Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike përmes zbatimit të Qasjes bazuar në Ekosistem (EbA)”

Trajnim “Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike përmes zbatimit të Qasjes bazuar në Ekosistem (EbA)”

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të programit "Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri (SENiOR-II)", mbështetur nga Qeveria Suedeze (SWEDEN), si pjesë e Paketës së Trajnimeve për Menaxhimin Mjedisor, organizon trajnimin me temë “Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike përmes zbatimit të Qasjes bazuar në Ekosistem”. Trajnimi synon të rrisë njohuritë e pjesëmarrësve mbi ndryshimet klimatike dhe qasjen bazuar në ekosistem, përfitimet që rrjedhin nga zbatimi i ndërhyrjeve të EbA-s, dhe promovimin e përvojave të mira me OSHC-të dhe komunitetin.

Trajnimi do të zhvillohet në Ishull Lezhë, në datat 4 – 5 Tetor 2018.

OJF-të që duan të marrin pjesë në trajnim duhet të dërgojnë (i) një Shprehje Interesi për pjesëmarrje dhe (ii) CV-në e personit që aplikon për të marrë pjesë në trajnim, duke treguar qartë rolin e tij brenda OJF-së dhe lidhjen e tij me tematikën e trajnimit.
Nxiten të aplikojnë Organizatat që kanë fokus kryesor të punës së tyre biodiversitetin, zonat e mbrojtura, sistemet ligatinore.

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen me e-mail në adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.brenda datës 25 Shtator 2018.

Për më shumë informacion: http://albania.rec.org/event.php?id=252 

Print