• Kreu
  • Shendet
  • Ndotja në Ishëm, rrezik epidemie për banorët, zhduken edhe gjallesat

Ndotja në Ishëm, rrezik epidemie për banorët, zhduken edhe gjallesat

Lumi Ishëm është një nga lumenjtë më të ndotur në vendin tonë. Lumi i Terkuzit, i Lanës dhe i Tiranës bashkohen në veri të aeroportit të Rinasit duke formuar këtë lumë. Të gjithë këta lumenj sjellin me vete plehra të të gjitha llojeve, ku një pjesë e madhe përfundon në det dhe pjesa tjeter ngelet ne barishtet e shkurret e lumit Ishem, duke shkaktuar ndotje të madhe. Ndërsa një pjesë e këtij lumi është pastruar, kjo vetëm në segmentin që kalon në qytetin Tiranës, pjesa tjetër, deri në grykëderdhjen në det, është krejtësisht i ndotur.

Ujërat e zeza që hidhen në të, por edhe mbetjet kimike, kanë zhdukur florën dhe faunën e këtij lumi, dikur nga më të pasurit. Banorët thonë se në këtë lumë nuk ka më asnjë gjallesë.

“Vijnë pisllëqet nga Tirana. Sapo bie shi uji bëhet komplet i zi lumi. Me shishe, plastmase, mbeturina. Kushdo qeveri që ka ardhur asnjë gjë nuk ka bërë gjë për këtë. Nëse ndërhyhet para se të bie shi, asnjë gjë e tillë nuk ndodh’ tha një banor. Ndërsa një tjetër u shpreh se, “Lumi nuk ka më asnjë gjallesë. Sot këtu mbizotërojnë mbeturinat. Nëse të bie këmba në ujë përfundon në spital”. Një grua banore e zonës tha se, “Lumi ka lloj lloj mbeturinash dhe nuk rrihet më në shtëpitë tona’ tha ajo.

Era e rëndë dhe kimikatet që ka lumi, ka bërë që ky ujë të mos përforet as për vaditjet e tokave. Ndotja e jashtëzakonshme është kthyer edhe në një kërcënim serioz për jetën e banorëve, pasi rrezikohen nga epidemitë.

Print