• Kreu
  • Shendet
  • Skandal me depozitat e ujit nëpër pallate, minj të ngordhur e llum në ujin që konsumojmë

Skandal me depozitat e ujit nëpër pallate, minj të ngordhur e llum në ujin që konsumojmë

Pamjet këtu i përkasin depozitës, e cila furnizon me ujë 60 familje të një pallati në zonën Komuna e Parisit. Gjithçka u zbulua pas iniciativës së administratorit të këtij pallati, për të pastruar depozitat që nuk ishin pastruar prej 15 vjetësh”. Është depozitë e ujit të pijshëm. E ujit me të cilin gatuajmë, lajmë dhëmbët apo trupin. Në të u gjet edhe një mi i ngrodhur, por administratori refuzoi t’i bënte publike pamjet. Të tilla si kjo depozitë, që mban 5 mijë litra ujë, janë me mijëra nëpër Tiranë. Janë ato poshtë pallateve, apo sipër tarracave. Me qindra prej tyre nuk janë pastruar asnjëherë.

Ato janë nën administrimin e pallateve dhe pastrohen vetëm me iniciativa personale të banorëve. Asnjë institucion nuk e merr përgjegjësinë për mirëmbajtjen e depozita. Instituti i Shëndetit Publik ka kryer kontrolle të ujit që del nga depozitat vetëm me kërkesë të banorëve. Konkluzioni i saj është që uji është jashtë standardeve higjenike, me rrezik për përhapjen e infeksioneve dhe sëmundjeve të rënda.

Një situatë skandaloze me të cilën përballen qindra mijëra shqiptarë.

Print