• Kreu
  • Shendet
  • Andrologu Evin Dani: Ndotja e ajrit rrit mundësitë për infertilitet

Andrologu Evin Dani: Ndotja e ajrit rrit mundësitë për infertilitet

Gjatë 20-30 viteve të fundit ka filluar të ketë një shqetësim në drejtim të kabinetit të mjekëve andrologë për arsye se ka një tendencë në ulje të numrit dhe cilësisë së spermatozoideve duke rrezikuar dhe rritur përqindjen e çifteve pa fëmijë. Deri diku mund të themi se jemi futur në një gjendje alarmi, pasi më parë numri total i çifteve pa fëmijë arrinte tek 10-12%, ndërsa sot kjo shifër vlerësohet ta ketë kaluar 15%. Një rol të rëndësishëm në rritjen e kësaj shifre ka dhe efekti serë/ndotja e ambientit. Studime të shumta kanë treguar se kjo shifër është shumë herë më e lartë në vendet në zhvillim se sa ato të zhvilluara.

Vetë spermatozoidet, si qeliza më kalkulim të shpejtë, janë shumë të ndjeshme nga faktorët e jashtëm si tymrat, gazet që lëshohen në atmosferë, gjë e cila ndikon drejtëpërsëdrejti në uljen e aftësisë së tyre riprodhuese.

Ne si mjekë e dimë mirë këtë dhe kur na vjen një pacient më një problem të tillë e pyesim gjithmonë se çfarë pune bën, sepse duke punuar në punëra ku ka helme apo lëndë toksike, mund të jetë ky shkaku. Kemi pasur dhe pacientë të tillë, por që duke i eleminuar nga vend i punës, kemi arritur që të kemi rezultat.

Sigurisht, në shpeshtësinë e numrit të çifteve që paraqesin problem me infertilitetin nuk ndikon vetëm ndotja e ajrit, pasi kemi dhe shumë faktorë të tjerë, ku mund të përmendim rritjen e konceptimit të moshës së shtatzënisë, e cila nga 20-22 ka vajtur në 30-33 vjeç, stilin e jetesës, duhanpirjen, mënyrën e të ushqyerjes, ushqimet tona janë jashtëzakonisht të pakontrolluara dhe ka mendime që mund të kenë ndikim në drejtim të spermatozoideve.

Print