• Kreu
  • Shendet
  • Riciklimi i mërkurit mund të shpëtojë jetë

Riciklimi i mërkurit mund të shpëtojë jetë

Mërkuri bën pjesë në grupin e metaleve të rënda. Ai është një metal që gjendet në ajër, ujë dhe tokë, çka bën që edhe rreziku që ai mbart, të jetë i pranishëm kudo. Mërkuri nuk asgjesohet lehtë në mjedis, por është shumë toksik për njerëzit, si edhe qëndron për një kohë të gjatë në organizmin tonë. Mërkuri ekziston në disa forma në disa “mjedise”. Ai është i pranishëm në bateri, termometër, aparaturat elektronike, kryesisht në trajtë likuidi. Forma më e zakonshme ku mërkuri bëhet prezent, është zhiva e njohur teknikisht si metilike.

Metil- Mërkuri është veçanërisht helmues për njerëzit dhe faunën, pasi në formën në të cilën shfaqet, ai përthithet lehtësisht nga trupi dhe mund të grumbullohet në organe të caktuara të njeriut, duke përfshirë dhe trurin. Njerëzit i ekspozohen Metil Mërkurit nëpërmjet konsumimit të peshkut dhe gjithashtu është i pranishëm në disa produkte kozmetike. Mërkuri mund të dëmtojë rëndë shëndetin e fëmijëve, madje ndikon që në periudhën kur fëmija është ende në barkun e nënës. Ekspozimi ndaj tij mund të dëmtojë rëndë edhe zhvillimin e sistemit nervor.

Rreziku që të mbartim mërkurin bëhet prezent nëse:

1. Thithim avujt e tij në ajër.

2. Konsumojmë peshk ose produkte të tjera deti me nivel të lartë mërkuri.

3. Përdorim produkte të tjera që kanë të pranishëm mërkurin.

4. Jemi në kontakt me të në ambjentet e shtëpisë, si p.sh. thyerja e termometrit të shtëpisë.

Për të evituar kontaktin me mërkurin, mund të marrim disa masa paraprake:

1. Të rrallojmë konsumimin e peshkut me nivel të lartë mërkuri. Ndër peshqit me nivel më të ulët të përmbajtjes së mërkurit janë karkaleci, salmoni, etj.

2. Të evitojmë artikuj kozmetike me përmbajtje të lartë mërkuri. Për këtë, përpara se të përdoren këto produkte, duhet kontrolluar me vëmendje etiketa, pasi në të zakonisht është e shënuar nëse përmban mërkur ose jo. Efektet negative që mund të shkaktojë mërkuri gjatë kontaktit: 1. Depresion, nervozizëm. 2. Mpirje.

3. Lodhje kronike.

4. Duar dhe këmbë të ftohta edhe pas ngrohjes.

5. Probleme me memorien.

6. Dridhje të kokës, duarve dhe këmbëve.

7. Zhurma në vesh.

8. Shije metalike në gojë.

9. Diare.

Gati gjysma e shkarkimeve të merkurit në botë vijnë nga Azia, veçanërisht nga termocentralet me qymyr, që janë të pajisur me filtra të pamjaftueshëm. Kërcënimi kryesor për njerëzit vjen nga lumenjtë dhe liqenet e ndotura me peshk të kontaminuar.

Po kështu mërkuri bëhet i domosdoshëm edhe në stacionet e qymyrit, në procesin e përftimit të energjisë. Për të parandaluar njëfarë kontaminimi që mërkuri përmban, në këto stacione këshillohet pajisja me filtra modernë. Riciklimi i mërkurit mund të shpëtojë jetë. Mërkuri si metal shumë toksik dhe shumë prezent në disa produkte, kërkon një teknologji shumë të avancuar për asgjesimin e plotë të tij. Kompania më e madhe e riciklimit ne Gjermani, “Dela” që ndodhet në Essen, është tërësisht e specializuar për ndarjen e mërkurit nga produktet e tjera dhe asgjesimin e tij në mënyrë të sigurtë.

“Bethlehem Apparatus” është ndër kompanitë më të njohura në mbarë botën përsa i përket ritrajtimit, riciklimit dhe asgjësimit të mërkurit. Kjo kompani punon me metoda të sigurta, të përshtatëshme dhe me kosto efektive për trajtimin e materialeve me përmbajtje zhive. Ajo përdor teknologjitë më të përparuara për trajtimin e mërkurit, sic janë trajtimet termike, kimike dhe fizike. Sistemi jep një siguri të lartë përsa i përket mbetjeve të rrezikshme. Përdorimi i sistemeve të avancuara termike, kimike dhe të trajtimit fizik. Bethlehem Apparatus mund të zgjidhë dhe të trajtojë praktikisht të gjitha problemet e deponimit të mërkurit.

Laborator analitik përmban një ICP-MS (induktive Plasma Mass Spectrophotometer) dhe një GDMS (Glow shkarkimi Mass Spectrophotometer) për testimin e saktë të mërkurit tek lëndët e lëngshme dhe të ngurta.

Print