Siguria ushqimore - Peleshi lajmëron aksionin e 100 ditëshit, kontroll thertoreve të mishit

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi e ka nisur punën nga Lushnja ku ka paralajmëruar një aksion të thellë për rritjen e sigurisë ushqimore. Kjo nismë pritet të ketë ndërhyrje në 4 hallkat e ciklit të mishit duke nisur nga therrja deri tek shitja. Së shpejti në të gjithë vendin do të nisë aksioni për sigurinë ushqimore.Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka shfrytëzuar vizitën në një stabiliment mishi në qytetin e Lushnjës për të paralajmëruar aksionin që pritet të ketë ndërhyrje në 4 hallkat e ciklit të mishit dhe nënprodukteve të tij.

Peleshi: Nuk ka më kohë për të humbur dhe për tu zvaritur në fushën e sigurisë ushqimore dhe standarteve që ende nuk janë plotësuar në të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimor. Këtu flasim konkretisht për standartet e ushqimit në fushën e produkteve shtazore dhe konkretisht të mishit dhe nënprodukteve të tij. Nuk mund të kemi dot siguri ushqimore të nivelit që pretendojmë në rast se nuk disiplinojmë së pari therjet pastaj tregjet e kafshëve të gjalla pastaj lëvizjen e kafshëve dhe pastaj standartet e pikave të tregtimit te mishit dhe nënprodukteve të tij. Këto janë katër pika të nxehta të cilat kanë shumë nevojë për ndërhyrje, kanë shumë nevojë për standardizim dhe për rregullim.

Peleshi paralajmëroi se do të ketë penalizime edhe për ata inspektorë që kanë lëshuar autorizime abuzive për therrjen apo tregtimin e mishit.

Peleshi: Mbas auditimit, padyshim që Drejtoritë e AKU-së që kanë dhënë autorizimin, duhet të mbrojnë autorizimin për cdo pikë therjeje. Pikat e therjes që nuk janë të standartit, pra që nuk kënaqin standartin do të mbyllen, po i paralajmëroj që tani edhe inspektorët edhe operatorët që nuk do të ketë më pika therje jashtë standartit. Nisja e aksionit për sigurinë ushqimore shihet si një hap i rendesishem drejt hapjes së tregut të podukteve shtazore me vendet e Bashkimit Europian.

Print