• Kreu
  • Shendet
  • Skandali në Durrës, ushqimet falsifikoheshin në stallë

Skandali në Durrës, ushqimet falsifikoheshin në stallë

Gjatë inspektimit në Njësinë Administrative Sukth, u gjet një magazinë e tipit stallë, ku bëhej fallsifikimi i produkteve të ndryshme ushqimore raporton “Fax News”. Në këtë magazinë këto produkte etiketoheshin me etiketa fallco. “Unë jam këtu për të vepruar sipas ligjit dhe për të menduar për shëndetin publik e cila është pjesa më e rëndësishme e institucionit të cilin përfaqësoj, për këtë arsye Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Durrës do të zbatojë më rigrozitet ligjin dhe do të veprojë me tolerancë zero ndaj subjekteve të cilët e ushtrojnë aktivitetin e tyre në shkelje të dispozitave ligjore.

Ne si drejtori kemi për qëllim dhe detyrë vendosjen e bazave për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe popullatës”, u shpreh Sefer Sefa, drejtor i AKU, Durrës për “Fax News”.

Print