• Kreu
  • Shendet
  • Nismë për ushqim të shëndetshëm në shkolla

Nismë për ushqim të shëndetshëm në shkolla

“Ky projekt do bëjë të mundur heqjen e barrës prindërve për të bërë detyrat e shtëpisë, tashmë kjo barrë i mbetet shkollave. Dhe ajo që është shumë e rëndësishme është që ne të avancojmë në përgatitjen dhe cilësinë në arsim, pasi që edhe nxënësit që vijnë nga familje me mundësi të pakta ekonomike, ashtu sikurse edhe gjithë nxënësit e tjerë, bashkëmoshatarët e tyre, do të kenë të njëjtin burim nga vjen informacioni edhe në përgatitjen e detyrave të shtëpisë. Pra do të jenë mësues të dedikuar për këtë proces. Gjatë fjalës së tij, ministri Peleshi, u ndal veçanërisht në rëndësinë e sigurisë ushqimore

“Janë 4 shkolla në gjithë Shqipërinë. Është vetëm pilotimi i parë i një ideje që bashkon tri ide, për shkak se dhe projekti është i tillë, secili prej ministrave apo ministrive ka interesin e vet sektorial. Siç e shpjegoi ministrja e Arsimit, interesi i kësaj ministrie është si të krijojë mjedise të përshtatshme dhe të mundshme për të shtuar programin mësimor edhe në përgatitjen e detyrave, por Ministria jonë ka interesin e madh në fakt, për të promovuar ushqimin e shëndetshëm dhe sigurinë ushqimore në shkolla. Siguria ushqimore është një koncept i ri, duhet ta pranoj që dhe vendet më të zhvilluara të Bashkimit Europian dhe më gjerë, vitet e fundit kanë filluar të flasin për sigurinë ushqimore për gjurmëshmërinë e ushqimeve dhe duke qenë se është një koncept i ri ka nevojë dhe për ndryshime kulturore, ka nevojë dhe për edukim.”

“Kështu që pak me taktikë, përmes këtij projekti, synojmë të krijojmë një aleancë të re, të krijojmë një aleancë me fëmijët, të cilët pastaj do të përçojnë mesazhet edhe tek prindërit apo gjyshërit e tyre, sesi duhet të kontrollohet një ushqim, se si duhet të bindemi që një ushqim është i shëndetshëm, ose duhet të kërkohet të jetë i tillë.”

“Pra edhe ky koncept, jo vetëm siguria ushqimore, por edhe sigurimi i ushqimeve na jep mundësinë që përmes këtij programi të fillojë, që të implementohet më gjerësisht në vendin tonë.”

Ka thënë ndër të tjera ministri Peleshi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është ndalur veçanërisht në mënyrën e të edukuarit të konsumimit të vakteve nëpër shkolla duke u kthyer në një kulturë jetese.

“Përfshirja e programeve të tilla bëhet në kuadër dhe të krijimit të zakoneve të mira, që më pas, transferohen edhe në të ardhmen tek të rriturit, pra fëmijët bëhen të rritur dhe fitojnë zakone, në lidhje me mënyrën e të ushqyerit, që ndikon shumë edhe në shëndetin e shoqërisë. Ajo që unë dua të theksoj është, që në këtë proces, Ministria e Shëndetësisë do kujdeset për gjithë menunë që do të ketë brenda këtyre kantinave, dhe gjithashtu dhe nga pikëpamja e higjienës sanitare të këtyre ushqimeve, që do të prodhohen për fëmijët”.

Këto iniciativa duke u pilotuar mirë do të përhapen dhe do të kthehen në një program brenda shkollave, i cili ka të bëjë me edukimin e fëmijëve për t’u ushqyer sa më mirë.

Ceremonia për nënshkrimin e kësaj marrëveshje u zhvillua në Hollin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe u nënshkrua dhe nga pesë kryetarët e Bashkive në praninë e prindërve, të cilët ishin të pranishëm gjatë kësaj ceremonie.

Print