• Kreu
  • Shendet
  • Rriten rastet me salmonelë në Europë, mes vendeve të prekura dhe Shqipëria

Rriten rastet me salmonelë në Europë, mes vendeve të prekura dhe Shqipëria

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) publikuan të dhëna nga një raport i prodhuar bashkërisht duke zbuluar se rastet e Salmonella Enteritidis që kanë prekur njerëzit në vendet BE janë rritur nga 3 për qind që nga viti 2014. Në raport thuhet se raste me salmonelë janë raportuar në të gjitha vendet e BE, por dhe vende të tjera ku përfshihet edhe Shqipëria, Serbia, Maqedonia etj. BE konstaton rritjen e prezencës së bakterit të salmonelës nga 0.7% në 1.21 %.

Në vitin 2016 janë raportuar 94.530 raste të salmonelozës njerëzore. S. Enteritidis – lloji më i përhapur i Salmonelës. Mënyra e përhapjes është kryesisht nga konsumi i vezëve dhe mishit të pulës.

“Rritja e dëshmuar nga të dhënat tona të mbikqyrjes është shqetësuese dhe një kujtesë se ne duhet të qëndrojmë vigjilent”, thotë Mike Catchpole, shkencëtari kryesor i ECDC.

“Rënia e Salmonelës ka qenë një histori suksesi në sistemin e sigurisë së ushqimit në BE gjatë 10 viteve të fundit.

“Hetimet e mëtejshme nga autoritetet kompetente në fushën e shëndetit publik dhe sigurisë ushqimore do të jenë vendimtare për të kuptuar arsyet që kanë sjellë në rritjen e prezencës së saj” - thotë Marta Hugas, shefja e shkencëtarëve të EFSA.

Raporti i EFSA-ECDC mbi tendencat dhe burimet e zoonozave bazohet në të dhënat e vitit 2016 të mbledhura nga 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Agjentë zoonotikë kanë raportuar dhe nëntë vende të tjera të BE, përfshi dhe Shqipërinë.

Print