• Kreu
  • Shendet
  • Ndotja e ajrit shkakton vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit shkakton vdekje të parakohshme

Specialistë të shëndetit publik deklarojnë se ekspozimi i banorëve për një kohë të gjatë në ambient të ndotur shkakton kancer në organizmin e tyre. “Në rastin konkret prania e këtyre lëndeve shkakton kancer por kjo dhe në varësi të kohëzgjajtjes më imunitetit apo dhe organizmit të secilit”, tha Arben Luzati, shef i departamentit të shëndetit dhe mjedisit, ISHP.

Dy janë sëmundshmëritë që prekin më tepër personat e ekspozuar më shumë ndaj ndotjes në ambientin ku jetojnë. “Prekin më tepër sistemin e sëmundjeve respiratore si dhe sitsemin e semundjeve kardiovaskulare”, tha Luzati.

Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se ndotja e ajrit ndikon në uljen e jetëgjatësisë tek njerëzit “Sipas të dhënave globale të OBSH ndotja e ajrit ndikon 25 % në sëmundshmëri dhe 20% në vdekshmëri”, thotë më tej Luzati.

Print