• Kreu
  • Shendet
  • Mbetjet e bagëtive rrezikojnë fshatin Valare nga epidemitë

Mbetjet e bagëtive rrezikojnë fshatin Valare nga epidemitë

Banorët e fshatit Valare në Gjirokastër japin alarmin se mbetjet e bagëtive po bëhen shkak për shfaqjen e epidemive në këtë fshat. Ata ankohen se po jetojnë çdo ditë me kafshët, pasi disa prej banorëve kanë ndërtuar kasolle pranë objekteve të banimit. Vitin e fundit në këtë fshat janë rritur ndjeshëm sëmundjet e transmetueshme nga kafshët te njerëzit. Vitin e kaluar, sëmundshmëritë pësuan një shtim të konsiderueshëm sidomos tek fëmijët në masën 50% kryesisht ato virale apo dhe ato që transmetohen nga kafshët tek njerëzit.

Shqetësimi i tyre deri më sot, nuk ka gjetur "shërim" tek asnjë institucion ndonëse apelet kanë qenë të shumta. Problemi i 1500 banorëve të këtij fshati është fakti se disa prej tyre kanë ndërtuar stallat e bagëtive pranë objekteve të banimit ku grumbullojnë edhe mbetjet.

Print