Elbasani prej një muaji në emergjencë mjedisore, banorët ankohen se nuk po merren masa

Elbasani ka më se një muaj që ka shpallur emergjencën mjedisore për shkak të ndotjes, por banorët thonë se gjendja nuk ka ndryshuar aspak. Ata kërkojnë ndihmë se po mbyten nga ajri i ndotur i industrisë së rëndë. Nisma ka ardhur pas ankesave të shumta të banorëve të zonave të Bradasheshit dhe Vidhasit, të cilët janë më të prekurit nga mbetjet toksike, jo vetëm nga tymrat e që çlirohen nga fabrikat e inustrisë së rëndë, por prej disa muajsh është hapur edhe një rafineri e përpunimit të naftës.

Vijo leximin

Print

Gurorja pa leje mjedisore rrezikon banorët në aksin Krujë-Qafshtamë

Një gurore e ndërtuar rishtazi po rrezikon jetën e banorëve në zonën e Krujës. Gurorja është ndërtuar në rrugën Krujë - Qafshtamë në vendin e quajtur Gryka e Vajës. Vendi në të cilin është ndërtuar gurorja në vitin 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave është shpallur monument natyre. Shteti është gjunjëzuar përballë firmës që ka ndërtuar këtë biznes, pasi kjo kompani është proceduar dy herë nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura. Informacionet e marra nga kjo agjenci rezulton se kjo firmë nuk ka asnjë dokumentacion i cili lejon zhvillimin e një aktiviteti të tillë.

Vijo leximin

Print

Siguria ushqimore, ambasadori italian: Të rriten prodhimet bujqësore

Siguria dhe qëndrueshmëria ushqimore ishte në qendër të seminarit “Rëndësia e përvojës italiane për të promovuar një model rritjeje të qëndrueshme të sektorit të Agro-ushqimor” organizuar nga Ambasada e Italisë. Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillio, u shpreh se mbështetja për sektorin e bujqësisë duhet të këtë si qëllim edhe ruajtjen e vlerave të produkteve tipike shqiptare. "Sipas të dhënave të fundit, 43% e eksproteve të Shqipërisë shkojnë në drejtim të Italisë, ndërsa 49% e importeve në Shqipëri vijnë nga Italia.

Vijo leximin

Print

Siguri maksimale ushqimore dhe në sektorin e peshkimit

Kjo ka qënë deklarata e ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi gjatë një takimi me peshkatarë të Shirokës ku tha se ajo c’ka ndodhi me thertoret dhe njësitë e tregtimit të mishit do shtrihet edhe në sektorin e peshkimit. Deri tani siguria ushqimore ne sektorin e peshkimit,tha Peleshi, nuk ka funksionuar sic duhet, c’ka do të thotë se peshku në liqen dhe deri tek tregtimi i tij hallkat nuk kanë funksionuar sic duhet. Nuk janë zhvilluar kontrolle, qoftë nga siguria ushqimore ashtu dhe nga vërtetimi i origjinës që duhet të jetë kusht për çdo njësi tregtare të peshkut. “

Vijo leximin

Print

Aksioni i AKU, pas thertoreve edhe në zonat e fshehta

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, përveç masave për displimimin e therjes së kafshëve dhe tregtimit të mishit, gjatë të cilit u mbyllën 94 thertore, ka në qendër të vëmendjes edhe parandalimin e therjes së kafshëve në vende ilegale, të fshehta, apo kushtet e tregtimit dhe ruajtjes së mishit. Për sa më sipër, vetëm 4 ditët e fundit, janë zbuluar e penalizuar disa subjekte, që në mënyrë të fshehtë thernin kafshë dhe i tregtonin në dyqanet e tyre, ndërsa janë marrë masa edhe për parandalimin e tregtimit të peshkut dhe produkteve të tjera në kushte të papërshtatshme.

Vijo leximin

Print