Andrologu Evin Dani: Ndotja e ajrit rrit mundësitë për infertilitet

Gjatë 20-30 viteve të fundit ka filluar të ketë një shqetësim në drejtim të kabinetit të mjekëve andrologë për arsye se ka një tendencë në ulje të numrit dhe cilësisë së spermatozoideve duke rrezikuar dhe rritur përqindjen e çifteve pa fëmijë. Deri diku mund të themi se jemi futur në një gjendje alarmi, pasi më parë numri total i çifteve pa fëmijë arrinte tek 10-12%, ndërsa sot kjo shifër vlerësohet ta ketë kaluar 15%. Një rol të rëndësishëm në rritjen e kësaj shifre ka dhe efekti serë/ndotja e ambientit. Studime të shumta kanë treguar se kjo shifër është shumë herë më e lartë në vendet në zhvillim se sa ato të zhvilluara.

Vijo leximin

Print

Skandal me depozitat e ujit nëpër pallate, minj të ngordhur e llum në ujin që konsumojmë

Pamjet këtu i përkasin depozitës, e cila furnizon me ujë 60 familje të një pallati në zonën Komuna e Parisit. Gjithçka u zbulua pas iniciativës së administratorit të këtij pallati, për të pastruar depozitat që nuk ishin pastruar prej 15 vjetësh”. Është depozitë e ujit të pijshëm. E ujit me të cilin gatuajmë, lajmë dhëmbët apo trupin. Në të u gjet edhe një mi i ngrodhur, por administratori refuzoi t’i bënte publike pamjet. Të tilla si kjo depozitë, që mban 5 mijë litra ujë, janë me mijëra nëpër Tiranë. Janë ato poshtë pallateve, apo sipër tarracave. Me qindra prej tyre nuk janë pastruar asnjëherë.

Vijo leximin

Print

Skandali me kafshët e pamatrikulluara në tregun e Tapizës

Kafshët në tregun e Tapizës, në Fushë Krujë, tregtohen pa certifikata origjine. Ministria e Bujqësisë vendosi më 10 janar të këtij viti mbylljen e tregut, pasi nuk ishin plotësuar kushtet higjieno-sanitare. Kamera e “Fiks Fare” ka dokumentuar gjatë dy muajve, shkurt dhe mars, se vijon tregtimi i kafshëve në Tapizë. Lopët, viçat, delet, dhitë, por edhe shpendët shiten dhe blihen në të zezë, pa asnjë dokument. Të gjitha kafshët dhe shpendët nuk kanë certifikatë shoqëruese, madje në treg nuk është as veterineri. Në muajin nëntor të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama, në një mbledhje me kryetarët e bashkive të rretheve tha se janë 33 tregje në të gjithë vendin jashtë çdo lloj kushti higjieno-sanitar.

Vijo leximin

Print

Ushqimi dhe ndotja, rritje e frikshme e kancerit në Shqipëri

Gazetarët nuk bëjnë dot dallimin mes shembjes së një qytetërimi dhe një aksidenti me biçikletë. Kjo thënie e George Bernard Shoë mu kujtua kur po "skanoja" lajmet e djeshme- 22 mars 2017. Kur qeni kafshon njeriun nuk është lajm, kur njeriu kafshon qenin, ky po ky është lajm thoshte në fund të shekullit 19 editori i New York Post. Sot në kohën e portaleve qarkullojnë qindra lajme në ditë. Edhe lajme të vërteta. Po nga kakofonia mbytet lajmi i vërtetë. Lajmi i ditës dje ishte statistika që kishte nxjerrë Instituti i Shëndetit Publik, kërkuar nga monitor.al. Statistikë e frikshme!

Vijo leximin

Print

Shqipëria nuk është prekur nga gripi i shpendëve

Drejtori i Shërbimit Veterinar, në Ministrinë e Bujqësisë, Edi Ferro, deklaron se vendi ynë nuk është prekur nga gripi i shpendëve megjithëse në disa shtete në kufi më Shqipërinë janë vënë re shenja të kësaj sëmundje. “Shqipëria nuk konsiderohet vend i prekur, por është vend me rrezikshmëri të lartë sepse të gjitha vendet e rajonit kanë 1, 2 apo 3 vatra të konfirmuara. Ju mund të thoni si ka mundësi? Unë do të thosha se si ka mundësi që është prekur një pjesë e rajonit të Lombardisë dhe nuk është prekur pjesa tjetër e Italisë. ekspertët tanë bashkë me ata të BE-së nuk kanë një rast të konfirmuar. Të shohim si do të shkojnë gjërat në ditët në vijim”, tha Ferro.

Vijo leximin

Print