Lezhë - Zbulohet sasi e madhe predhash, ishin fshehur në nëntokën e “Nënë Terezës”

Një sasi e konsiderueshme predhash janë gjetur në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë, të cilat mendohet se i përkasin Luftës së Dytë Botërore. Sasia e predhave është nxjerrë në dritë nga banorë të zonës, të cilët po merrnin dhe. Deri tani mësohet se askush nga autoritetet nuk është paraqitur për të parë situatën dhe për të marrë masa për largimin e tyre. Qyteti i Lezhës për 70 vjet me radhë ka bashkëjetuar me rrezikun e shpërthimit. Që nga Lufta e Dytë Botërore, ky qytet ka fshehur poshtë vetes një sasi të madhe eksplozivi, që në rast shpërthimi mund të kishte sjellë pasoja të mëdha.

Print

7 Prill - Dita Botërore e Shëndetit

Në vitin 1948, Ansambleja e Parë Botërore e Shëndetit bëri thirrje për krijimin e një “Dite Botërore të Shëndetit” që shënon dhe krijimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Që nga viti 1950, Dita Botërore e Shëndetit përkujtohet cdo vit në 7 Prill, me një tendencë drejt forcimit të ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit. Synimi është rritja e ndërgjegjes mbi prioritetet globale të shëndetit. Cdo vit përzgjidhen tema të vecanta shëndetësore që hedhin dritë mbi një fushë prioritare shqetësimi për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Print

ISHMP përfundon aksionin për mbylljen e furrave të gëlqeres, në rrethin Krujë

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve (ISHMP) ka përfunduar aksionin e nisur gjatë muajit Mars, në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës për mbylljen e furrave të gëlqeres. Gjatë këtij aksioni Inspektoriati ka identifikuar ngritjen e aktivitetit të paligjshëm të një totali prej 30 furrave të gëlqeres, të cilat janë prishur të gjitha dhe është realizuar mbyllja e plotë e aktivitetit të tyre. Nga të cilat 13 furra gëlqere ushtronin aktivitetin e paligjshëm në zonën e Borizanës, dhe 17 të tjerat në zonën e Krastës, rrethi Krujë.

Vijo leximin

Print

Fushë Kruja mbulohet nga tymi, bashkia hesht

Djegia e mbetjeve urbane në rrugën nacionale Fushë-Krujë – Tiranë është kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve. Që prej mesnatës së të mërkurës, mbeturinat vazhdojnë te jenë në flakë. Tymi ka mbuluar një hapësirë të madhe, por autoritetet vendore janë inekzistente. Male me plehra e mbeturina të tjera iu vihet flaka herë pas here dhe gazrat helmuese që çlirohen në mjedis, përhapen disa dhjetëra kilometra nga era. Edhe pse banorët janë ankuar here pas here tek organet e pushtetit lokal, ato nuk kanë dhënë zgjidhje.

Vijo leximin

Print

Veliaj te klinika e kafshëve: Deri tani janë vaksinuar 320 qen

Punonjësit e Bashkisë së Tiranës prej një muaji kanë nisur punën për të trajtuar të gjitha kafshët endacake, fillimisht për të eliminuar çdo rrezik për transmetimin e sëmundjeve të rrezikshme dhe mundësimin që nëpërmjet sterilizimit të mund të shmanget shtimi natyror i tyre. Në kuadër të Ditës Botërore të Kafshëve Endacake, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit kanë nisur një fushatë ndërgjegjësimi me qytetarët për mënyrën se si duhet kujdesen dhe sillen ndaj qenve të rrugës.

Vijo leximin

Print