Hirra e baxhos rrezikon shëndetin e 4.500 banorëve

Rreth 4.500 banorë të fshatrave Kemishtaj, Mërtisht dhe Goricë në Divjakë vuajnë nga ndotja e ujit të pijshëm, që sjell një baxho e cila ushtron veprimtarinë në zonë prej kohësh. Hirra e baxhos shkakton ndotje pasi derdhet në kanalin e ujitjes dhe në rrjetin e ujit të pijshëm. Banorët janë ankuar vazhdimisht, por nuk kanë gjetur zgjidhje nga institucionet. Në këto kushte, ata i janë drejtuar emisionit “Fiks Fare”. “Prej vitesh kjo baxho hedh hirrën në kanalin e ujitjes. Ne jemi ankuar në Bashkinë e Divjakës por nuk kemi gjetur zgjidhje. Po na dëmtohen të mbjellat”, ka thënë një nga banorët për “Fiksin”.

Vijo leximin

Print

Ngrohja globale, rrezik për epidemi të diabetit?!

Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se rritja e temperaturave globale mund të ndikojë në shëndetin publik në një mënyrë shkatërruese, duke qenë se ndryshimet klimatike lidhen me fenomene vdekjeprurëse të motit, përhapje të infeksioneve të rrezikshme, madje edhe mungesa të ushqimeve. Tani hulumtuesit shkencorë po studiojnë nëse ndryshmet klimatike mund të lidhen me një tjetër shqetësim shëndetësor publik: diabeti i tipit 2. Sipas një studimi të publikuar këtë të hënë në revistën ‘BMJ Open Diabetes Research & Care’, mes viteve 1996 dhe 2009 pati një rritje të ndjeshme të temperaturave në SHBA, dhe e njëjta gjë ndodhi edhe me përhapjen e diabetit.

Vijo leximin

Print

Arben Ivanaj: Të gjithë ndotësit e ajrit, potencialisht të mundshëm për të dhënë sëmundje malinje

Parimisht të gjitha llojet e ndotësve të ajrit janë potencialisht të mundshëm që të japin sëmundje. Janë disa ndotës që japin më shumë sëmundje të mushkërive, sëmundje beninje të mushkërive, disa ndotës japin më shumë sëmundje beninje të lëkurës, por potencialisht të gjithë llojet e ndotësve janë potencialisht të mundshëm me dhënë sëmundje malinje. Ndër këta edhe sëmundjet e gjakut. Sa më i ndotur të jetë ajri, potencialisht ka më shumë prirje/ mundësi që të shkaktojë një smëundje malinje.

Vijo leximin

Print

Skandali: “Shqiptarët hanë bukë me grurë që përdoret për kafshët”

Mielli për prodhimin e bukës që vjen në Shqipëri nga Serbia prodhohet nga gruri që përdoret për kafshët. Niveli i proteinave të grurit është 10.5%, ndërsa standardi që duhet të ketë mielli për prodhimin e bukës duhet të ketë nivelin e proteinave 12%. Adi Haxhiymeri, prodhues mielli, zbardh problemet që ka buka që konsumojnë shqiptarët në emision “Të bësh ekonomi” në News24. “Proteina në miellin që përdoret për bukë është një shqetësim i ngritur nga më shumë se dy vjet, meqë standardet e prodhimit të miellit nuk ishin ndryshuar që nga koha e komunizmit.

Vijo leximin

Print

Pasojat e vullkanit Etna do ndihen në Shqipëri dhe Kosovë, ja masat që duhet të merrni

Shpërthimi i vullkanit në Siçili të Italisë pritet të shtrijë rrezen e tij ndikuese në të gjithë juglindjen e Evropës. Edhe pse ndodhemi me kilometra larg nesh, pasojat e vullkanit që shpërtheu dje në malin Etna, do të ndihen edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Faqja e parashikimit të motit, ‘Accuweather’ ka njoftuar se shpërthimi i Etnës do të ndikojë në të gjithë juglindjen e Europës ku përfshihen të gjitha vendet si: Jugu i Italisë, pjesa më të madhe e Shqipërisë, veriu i Greqisë, e gjithë Maqedonia, jug-lindja e Kosovës, jugu i Serbisë, e gjithë Bullgaria, jugu i Rumanisë dhe veriu i Turqisë evropianë.

Vijo leximin

Print