Smogu që na vret ngadalë

Ndotja e ajrit është një ndër problemet më shqetësuse në Tiranë. Ekspertët tregojnë se çdo banor i kryeqytetit thith përgjatë një viti rreth 7 kg grimca pluhuri të cilat janë të dëmshme për mushkëritë, por këto shifra janë akoma dhe më të medha për punonjësit e policisë apo shitësit ambulantë që një pjesë të kohës e kalojnë në kryqëzime. Qytetarët edhe pse nuk e kuptojnë shumë mirë se çfarë është PM10-ta shprehen se jetojnë çdo ditë ajër të ndotur. Të gjithë thonë se duhet të ndërgjegjësohemi, por askush nuk i dëgjon këto thirrje të qytetarëve.

Vijo leximin

Print

Të trembur për shëndetin nga smogu i Tiranës

Tirana mbetet një nga qytetet më të ndotura në Evropë. 500 njerëz vdesin në vit si pasojë e ndotjes së lartë të ajrit në Tiranë, e cila është dy herë më e lartë se normat e lejuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Tirana, qyteti i më shumë se një milionë njerëzve dhe më shumë se 190.000 makinave që qarkullojnë në ditë, me ndotjen e ajrit po kthehet në një kërcënim për banorët e tij. Në një artikull të publikuar së fundmi nga Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) problem i ndotjes së ajrit shihet nga pikëpamje të ndryshme:

Vijo leximin

Print

Mbetjet spitalore hidhen në ambient nga kompanitë, rrezik për AIDS

Mbetjet spitalore të cilat duhet të asgjësohen hidhen në lumenj dhe më pas përfundojnë në det. Janë 5 kompani private të cilat janë licensuar për trajtimin e mbetjeve spitalore, por jo gjithmonë bëjnë asgjësimin e tyre. Nga një vëzhgim i “Shqiptarja.com” mbetjet e disa spitaleve në Tiranë përfundojnë në Lumin Tërkuz vetëm pak kilometra larg nga kryeqytetit por edhe në lumin Tirana. Më pas këto mbetje derdhen në lumin Ishëm, që i çon ato në detin Adriatik. E njëjta metodë përdoret nga kompanitë private edhe në spitalet e rretheve.

Vijo leximin

Print

Nëntoka e Nimçës dhe uraniumi vrasës

Nga Azem Parllaku

Në muajin prill 2015, Presidenti i Republikës Nishani kreu një vizitë në komunën e Shishtavecit, në Kukës. Kjo vizitë më shumë kishte për qëllim, thirrjen e Presidentit drejtuar komunitetit të kësaj komune, e atij të komunave përreth, për të mos e braktisur vendin e tyre, kjo për faktin se ishte shtuar numri i azilkërkuesve nga ky komunitet, kryesisht në Gjermani dhe Austri. Në fakt fshatrat e kësaj komune janë bjerrur me kohë. Kryesisht të rinjtë kanë emigruar shumë më herët, tashmë ata janë në vetvete një komunitet i shëndetshëm në Angli.

Vijo leximin

Print

Ndotet uji në Krujë. DSHP: Prani të Escherichia-coli

Disa banorë të Krujës kanë përfunduar në spital në gjendje të rëndë me të vjella e diarre. Shkak për gjendjen e tyre është konsumimi i ujit të pijshëm të ndotur. Mësohet se banorët e lagjes “Derede Dollak” janë furnizuar me ujë të pijshëm të ndotur, çka ka çuar në marrjen e baktereve dhe përkeqësimin e menjëhershëm të gjendjes së tyre shëndetësore. Ndotja e ujit ka ardhur nga çarja e tubacioneve dhe më pas përzierja e tij me fekalet. Lajmi konfirmohet nga Shefi i Inspektorit Mjedisor në DSHP e Krujës, Durim Kulli.

Vijo leximin

Print