Kontrolli ushqimor, asnjë gjobë për 100 ditë, AKU në provë

Ashtu si në institucione të tjera, edhe në AKU, sipas kreut të Qeverise, ka zyrtarë të korruptuar dhe pa aftësitë e duhura për të mbajtur detyrën. Edi Rama prezantoi kreun e ri të AKU Agim Ismaili dhe tha se tani do të vendosen në provë të gjithë drejtuesit e AKU në të gjithë vendin. “Edhe këtu nga ju ka njerëz që duhet të largohen vetë. Sepse kanë ardhur këtu nga partitë. Është një fushë e minuar nga të 4 anët. Të gjithë drejtorët e AKU do të vendosen në provë. Ata të cilët janë në këto pozicione si rezultat i arsimimit të tyre do të rivihen në provë dhe do të kenë të gjithë kohën për të provuar se mund të qëndrojnë.

Vijo leximin

Print

Standard i ri i tregtimit të mishit në Tiranë, hapet thertorja e parë publike

Produkte të certifikuara e me standarde, kjo është ajo që do të ofrojë thertorja publike e hapur nga Bashkia e Tiranës në zonën e Vaqarrit. Një projekt i cili përveçse do të disiplinojë situatën me konsumin e mishit në Tiranë, shmang ndotjen e mbi të gjitha do të ofrojë informacion për mishin e kontrolluar dhe të certifikuar nga Bashkia e Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se me hapjen e thertores publike, për të cilën kujdeset Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit, vendoset një standard i ri në garantimin e cilësisë dhe standardit ushqimor për banorët e kryeqytetit.

Vijo leximin

Print

Shqipëria, shënjestër e lehtë e enëve të porcelanit plot helm

Plumbi dhe kadmiumi janë dy metale të rënda toksike, ndikimi i të cilave në organizmin e njeriut është i rrezikshëm për çdo moshë. Këto dy substanca janë veçanërisht të dëmshme për fëmijët, femrat shtatzënë dhe bebet. Plumbi dhe kadmiumi kanë tendencën të akumulohen në organizëm, ndaj edhe sasi të vogla të tyre mund të përbëjnë një rrezik të mirëfilltë. Në korrikun e kaluar, autoritetet doganore dhe të kontrollit ushqimor në Italinë fqinje refuzuan hyrjen e disa ngarkesave kolosale me tasa porcelani për përdorim ushqimor me prejardhje nga Kina.

Vijo leximin

Print

Djegia e mbeturinave, rrezik për shëndetin e banorëve të Shkodrës

Mbeturinat në Shkodër digjen në mes të ditës në qiell të hapur. Pavarësisht situatës asnjë institucion nuk merr masa për të ndaluar rrezikun e vazhdueshëm që i kanoset mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve. Pothuajse çdo ditë zona pranë fshatit Bardhaj të njësisë administrative të Rrethinave mbulohet nga tymi që çlirohet nga djegia e mbeturinave. Ato hidhen dhe digjen në shtratin e lumit Kir, vetëm pak kilometra larg qëndrës së qytetit të Shkodrës.

Vijo leximin

Print

Zhurma nga pompat e ujit të pijshëm, makth dhe rrezik për shëndetin e banorëve në katet e para

Selman Goxhaj është 74 vjeç. Ai jeton me të shoqen e sëmurë në katin e parë të një pallati të ndërtuar para viteve ’90 në lagjjen “29 Nëntori” në qytetin e Fierit. Që të dy vuajnë nga diabeti. Gruaja ka kaluar edhe një paralizë parciale që ia vështirëson së tepërmi lëvizjen. Nënë Ferideja shumicën e kohës e kalon në shtëpi, pa mundur të dalë. Përveç hallit të madh që i ka zënë, atyre iu duhet të përballen edhe me zhurmën e pompave. “Kam 2 – 3 muaj që merrem me pompat. Ku s’kam shkuar, më ranë këmbët “, thotë Selmani për Citizens Channel.

Vijo leximin

Print