Uji i ndotur sëmur dhe helmon banorët, projekti “fle” në qeveri

Dhjetëra qytetarë të Patosit kanë pësuar probleme shëndetësore deri dhe helmime, për shkak të ujit të pijshëm të burimeve natyrore. I njohur për puset e naftës, shtresat naftëmbajtëse dhe rrjedhjen e ujit nga energjia e shtresës ku bashkëjeton me hidrokarburet, uji i dalë nga puset e braktisura apo aktive, përdoret nga qytetarët për konsumim të përditshëm. Uji në këtë rast është i ndotur, me përqindje të lartë squfuri, apo hidrokarburesh. Rastet për ndihmë mjekësore janë paraqitur për vizita në qendrën shëndetësore të këtij qyteti. Bluzat e bardha e konfirmojnë këtë fakt.

Vijo leximin

Print

Tirana është bërë për spital!

Një qytet me “frymëmarrje” të dëmtuar që ka probleme serioze me “mushkërinë”, do e diagnostikonte çdo doktor qytetin tonë. Si çdo i sëmurë me probleme të frymëmarrjes gjëja e parë që të këshillojnë mjekët është një regjim i fortë dhe ndërprerja e duhanit. Tymi i makinave është duhani i qytetit, zakoni i makinës vesi i duhanpirjes aspak i shëndetshëm për mushkëritë tona të demtuara. Zakoni i makinës është kokëfortë, kërcënon çdo ditë shëndetin e qytetit dhe qytetarëve të tij. Duke qenë se jetojmë në këtë qytet, sëmundja e tij na prek të gjithëve.

Vijo leximin

Print

Sa i pastër është ajri që thithim?

Nga Gëzim Hoxha 

Megjithëse kanë kaluar 26 vjet, Shqipëria ende përballet me probleme infrastrukturore, ende ka rrugë me gropa, trotuare të pasistemuara, errësirë gjatë natës. Edhe atje ku është ndërhyrë, trotuarët janë shumë të lartë, gjë që e bën pothuajse të pamundur përdorimin e tyre nga personat me aftësi të kufizuara dhe nga pleqtë. Shqetësimi im është për cilësinë e ajrit. Ne thithim rreth 20 m³ ajër në ditë.

Vijo leximin

Print

Shqipëria ndër 5 vendet më të ndotura - Jetë në rrezik

Cilësia e jetës në Shqipëri? Mund të rendisim një sërë problemesh e shqetësimesh, por një ‘vrasës’ i ri duket se endet në ajër duke kërcënuar qindra jetë shqiptarësh, është një ‘vrasës i heshtur’. Pikërisht kështu cilësohet ajri i ndotur, sepse çdo grimcë ajër që thithim, çdo pikë ujë që pimë, e çdo ushqim që konsumojmë preket nga ndotja. Shqiptarët nuk mund të jenë të izoluar nga efektet e një mjedisi të ndotur. Në fakt, edhe pse qytetarët shqiptarë mund të jenë të ndërgjegjshëm për këtë, statistikat e fundit nga Forumi Ekonomik Botëror e rendisin Shqipërinë në 5 vendet e para që janë më të rrezikuar nga ndotja.

Vijo leximin

Print

15 Këshilla Bio për një Verë të Shëndetshme

Shijoni frutat e verës dhe zgjidhni disa syresh, të cilat mund t’i mbani me vete në çantë për të shmangur çdo tundim. Foto: WebLibrary Vera ka ardhur! Tani jemi më shumë të frymëzuar për të udhëtuar dhe kaluar kohë me miqtë. Tani, shumë prej nesh e dëgjojnë thirrjen magjike të detit në brigjet e Adriatikut apo të Jonit, ndërkohë që ka disa të tjerë që shijojnë freskinë e maleve shqiptare. Lexoni më poshtë disa prej këshillave të thjeshta që AgroWeb ka për ju, në mënyrë që të kaloni një verë sa më të shëndetshme.

Vijo leximin

Print