“Të Pastrojmë Shqipërinë” edhe në Bulqizë

Nisma “Të Pastrojmë Shqipërinë” më 20 Maj 2016 u realizua dhe në Bulqizë pas suksesit që pati aksioni i parë i realizuar më 20 nëntor 2015, nën moton “Të pastrojmë Bulqizën”. Ky bashkëpunim u bë i mundur nga organizata SHERM Albania (Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisorë) dhe organizata Green line Albania, në bashkëpunim me Zyrën Arsimore Bulqizë, Bashkinë Bulqizë, Zyrën e Punës me moton një ditë kushtuar mjedisit ku jetojmë, duke pastruar lagjen, rrugicën, hapësirat poshtë pallatit.

Ky bashkëpunim ishte me mjaft interes nga të gjithë dhe u shtri në të gjithë shkollat e rrethit dhe nëpër fshatra si në Zerqan, Godvi, Sopot, Shupenzë etj, të cilët për një orë të vetme pastruan mbeturinat përreth shkollave të tyre duke i dhënë një pamje tërësisht ndryshe, duke larguar mbeturinat që ndotnin vendin ku ndodheshin ose siç quhen ndryshe elementë jo në vendin e duhur.

Shpresojmë që ndërgjegjesimi dhe sensibilizimi të rritet dita-ditës dhe vëmendja ndaj mjedisit të marre nje kthese drejt zhvillimit të qëndrueshëm ndryshe nga disa vite më parë, pasi çdo gjë që ne kemi na e siguron Natyra, duke falenderuar të gjithë vullnetarët dhe aktoret lokalë që dhanë kontributin e tyre në nismën “Të Pastrojmë Bulqizën”.

Print