“Java Evropiane e Lëvizjes” në shkollat e qytetit të Shkodrës

Organizata për Lëvizje të Qëndrueshme Urbane GO2, ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese 1 javore në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizjes në disa shkolla të qytetit të Shkodrës. Ndalesa e parë ishte Kolegji Turk Hasan Riza Pasha ku nxënësit e kësaj shkolle u bënë pjesë të animacioneve shpjeguese për një lëvizje më të sigurtë urbane. Albert Toma, animator social shpjegon më tej ecurinë e kësaj veprimtarie. Edhe mësuesit e vlërësojnë si diçka mjaft të vlefshme marrjen e një nisme të tillë ndërgjegjësuese.

Me anë të këtij edukimi joformal, synohet që fëmijët ta përcjellin këtë informacion edhe tek prinderit duke i ndihmuar kështu në parandalimin e aksidenteve duke respektuar sinjalistiken rrugore. Në përfundim të këtij turi do të shpallet edhe shkolla fituese që do të shpërblehet me disa çmime simbolike.

Print