Java Evropiane e Lëvizshmërisë në Shkodër

Organizta GO2 ka çelur këtë javë aktivitetesh në Shkodër me disa takime me nxënësit e shkollave 9-vjeçare "Dëshmorët e Prishtinës", "Mati Logoreci", "Hasan Riza Pasha" dhe "Azem Hajdari" ku është diskutuar rreth aksidenteteve dhe sigurisë rrugore, biçikletës si mjet i volitshëm transporti, të drejtave dhe sigurisë së këmbësorëve, parkimit dhe transportit publik. Gjithashtu, për më të vegjlit e lagjes Marlulaj dhe Kiras janë zhvilluar lojra edukative lidhur me lëvizjen e qëndrueshme, ndërsa çdo pasdite në qytet ofrohet kinema e hapur me filma për të njejtën temë.

GO2, në ditën e dytë të Javës Evropiane të Lëvizjes, ka organizuar punëtori me grupet e interesit të transportit publik të Bashkisë Shkodër, përfaqësues të bashkisë-departamenti i transportit, agjenci shërbimi transporti kombëtar dhe ndërkombëtar, transporti qytetas dhe shërbimeve publike të emergjencave.

Këto aktivitete zhvillohen në kuadër të programit ACHIEVE të zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), Shqipëri dhe financuar nga Bashkimi Evropian.

Print