Laboratorët e kontrollit ushqimor - Jetikë për konsumatorët

Konsumatorët shqiptarë shpesh ankohen, duke thënë se institucionet përkatëse duhet të luajnë një rol më të madh e më të fortë për sigurinë ushqimore. Shpesh, në Shqipëri, për shkak të mungesës së laboratorëve përkatëse industria e bujqësisë vuan pasojat e virozave apo sëmundjeve të ndryshme, që jo në pak raste diagnostikohen shumë vonë. Vuan edhe pasojat e përbërësve kimikë që jo në pak raste zbulohen mediatikisht, duke shkaktuar skandale për sigurinë ushqimore.

Konsumatorët shqiptarë shpesh ankohen duke thënë se institucionet përkatëse duhet të luajnë një rol më të madh e më të fortë dhe të gjithë laboratorët e liçensuar duhet të jenë sa më të specializuar, për t’i paraprirë çdo eventualiteti. Gjithnjë e më tepër Bashkimi Evropian po e shikon Shqipërinë dhe Ballkanin në përgjithësi si vendin e origjinës nga ku importon produkte të freskëta ushqimore. Madje aqrëndësi po i jepet rajonit sa vendet e BE-së po hartojnë strategji dhe plane afatgjata për të garantuar cilësi në mallrat që importojnë.

Gjermania do të ndërmarrë dhe do të mbështesë krijimin e një laboratori gjigand rajonal analizash fito-sanitare të produkteve bujqësore dhe blegtorale që do të mbulojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky laborator do të asistohet nga një laborator gjerman reference, me qëllim shmangien e vonesave dhe kontestimeve mbi pastërtinë e produkteve bujqësore në pikat doganore te vendeve te rajonit. Garancia u dha nga ministri gjerman i bujqësisë Kristian Shmid, gjatë një takimi ne Berlin me homologun e tij shqiptar, Panariti. Gjatë bisedës, ministri Panariti kërkoi mbështetje financiare për të përballuar edhe sëmundje të panjohura deri tani në Evropë. Por si në vende të tjera të përparuara në Ballkan, edhe Shqipëri kanë nisur të ekzistojne edhe kompani prodhimi, si edhe agrobiznesi që kanë laboratorët e tyre të pajisura me teknologjinë më moderne. Një prej tyre është kompania Aiba, e cila në laboratorët e saj, jo vetëm kryen analiza për produktet e fermës, por edhe ofron shërbime e konsulencë për kompani të tjera agrobiznesi.

Përfaqësues të Kompanisë Aiba thanë për AgroWeb.org se në laboratorin e saj kimiko-bakteriologjik, kryhen analiza dhe sherbime si:

- Kontrolli i ushqimit, analiza për lagështinë, hirin, fibrën, proteinën, yndyrën;
- Kontrolli i lëndëve të para që hyjne në fermë;
- Analiza cilësore të vezës si intensitetin e së verdhës dhe pehashin;
- Analiza bakteriologjike si kontrolle të ndryshme të detajuara për vezën, organet e brendshme të shpendëve, ushqimit, ambientit, ujit, plehut organik, lëndëve të para si dhe kontrollin e ushqimeve për metale të dëmshme etj.

Këto analiza kryhen për të përcaktuar bakteret nëse ka, tipizimin e tyre si dhe përcaktimin e llojit të trajtimit të tyre. Është interesante se si vezët ekzaminohen në mënyrë të gjithanshme. Kontrolli kryhet si në sipërfaqe ashtu edhe në brendësi të vezës, për të siguruar një prodhim cilësor dhe për të tregëtuar një produkt të sigurt për konsumatorin. Analizat përsëriten gjithashtu edhe në laboratorë të jashtëm në Hollandë, për të verifikuar saktësinë e punës së kompanisë dhe për të garantuar cilësinë e produkteve jo vetëm për konsumatorët e huaj, por vendas në rradhë të parë. Laboratori i kompanisë ka kapacitet të plotë për të ofruar një gamë të gjerë të shërbimeve edhe ndaj kompanive të tjera, duke kryer një numër të konsiderueshëm analizash fziko-kimike dhe bakterologjike, jo vetëm në ushqimet blegtorale por edhe më gjerë si: produkte ushqimore, vajra, ujë, pleh organik, etj.

Të gjitha testimet dhe kontrollet e nevojshme janë bërë për ushqimet e pasuruara me Omega 3 që u jepet pulave të fermës për prodhimin e produktit më të ri dhe aq të kërkuar në treg, vezët me Omega 3. Vezët me Omega 3 janë në tregun shqiptar, pas testimeve dhe shitjeve të suksesshme në tregjet e huaja, veçanërisht në Itali dhe Gjermani. Veza AIBA me Omega 3 sakaq është kthyer në një fenomen në treg, pasi nga të dhënat e supermarketeve dhe tregut në përgjithësi, rezulton se konsumatorët shqiptarë e kanë kthyer në një preferencë të domosdoshme. Veza AIBA me Omega 3 vjen me ngyrë të bardhë dhe aktualisht të gjithë segmentet kryesore të tregut e kanë të pranishëm këtë produkt. Laboratorët e Kompanisë Aiba kryejnë testime të vazhdueshme për të siguruar cilësinë e këtyre vezëve, por mbi të gjitha për të ofruar në treg një produkt të standarteve më të larta të sigurisë ushqimore.

Print