Turi çiklistik nëpër Shqipëri i një ambasadori

Ambasadori i Suedisë në Tiranë, Johan Ndisi zgjodhi ta përshkojë me biçikletë një pjesë të “axhendës” së tij në qytetet e Fierit dhe të Gjirokastrës. Vizitat dhe takimet përfshinë interesin e ambasadorit për t`u takuar me të rinj dhe studentë, rrethe akademike si dhe drejtues të bashkive për të parë nga afër ecurinë e projekteve që mbështeten nga Qeveria suedeze në këto dy rajone. Në Fier Ambasadori Ndisi u takua në hyrje të shëtitores “Jakov Xoxa” me të rinjtë e Parlamentit Rinor Fier dhe të rinj nga Qendra Rinore “Epoka e Re”. Ndërsa ambasadori nisi të ngiste biçikletën e tij të rinjtë iu bashkuan me biçikletat e tyre dhe së bashku përshkuan shëtitoren.

Fieri është një qytet i favorshëm për biçikletën dhe ndonëse është nga zonat më të ndotura në Shqipëri për shkak të industrisë së naftës ajri ndotet edhe nga mijëra makina që qarkullojnë në rrugë çdo ditë. Duke ecur në shëtitore të rinjtë dhe ambasadori kanë përcjellë mesazhin e përdorimit sa më shujmë nga qytetarët të biçikletës, këtij mjeit të dobishëm që nuk ndot dhe krijon probleme për mjedisin. Ambasadori Ndisi është ndalur më pas në Bashkinë e qytetit ku është pritur nga Kryetari i Bashkisë Armando Subashi.

Në vëmendjen e Ambasadorit ka qenë ecuria e shërbimeve ndaj qytetarëve, vendimarrjet lokale, pasuritë kulturore, mjedisore dhe historike të rajoni si dhe mbrojtja dhe zhvillimi i mëtejshëm i tyre. Më pas në një Konferencë mbi rolin e të rinjve në Vendimarrjen Lokale, të organizuar nga Parlamenti Rinor Fier është kryer ceremonia e shpërndarjes së mandateve të deputetëve të rinj të Parlamentit Rinor Fier, të cilët dolën nga zgjedhjet rinore të pak kohëve më parë. Në prani të Ambasadorit Johan Ndisi, Kryetarit të Bashkisë, Armando Subashi, Kryetares së Këshillit të Bashkisë, Evis Sema deputetët e rinj u angazhuan për të qenë qytetarë aktiv dhe përçues të denjë të shqetësimeve të bashkëmoshatarëve të tyre.

Ambasadori Ndisi dhe Kryetari i Bashkisë Subashi inkurajuan të rinjtë, për t’u angazhuar në komunitetin e tyre dhe të marrin pjesë në vendimarrje, duke u bërë faktor për ndryshimet që dëshirojnë në qytetin e tyre. Turi çiklistik i Ambasadorit Johan Ndisi vijoi më pas në Gjirokastër. Në universitetin “Eqerem Cabej” Ambasadori diskutoi me studentët dhe pedagogët mbi zhvillimin e qëndrueshëm.

Pedagogu i Gjeografisë Gentian Ruspi duke vlerësuar mundësitë e rajonit me pasuri të rralla natyrore dhe kulturore tha se mund të shiheshin ura bashkëpunimi me Universitete dhe agjensi në Suedi sidomos për të nxitur këmbimet e ndërsjellta universitare dhe turizmin. Vetë studentet dhe pedagogët diskutuan me ambasadorin se ç'mund të bëhej më shumë për krijimin dhe forcimin e këtyre lidhjeve.

“Cfarë do të mendoje se duhej bërë më mirë nëse e shihje veten si një turist në Gjirokastër” ,e pyeti një pegadog Ambasadorin dhe me një gjuhë të thjeshtë ai iu përgjgij se do të donte më shumë organizim të intinerarit turitik për të shijuar bukurit e Gjirokastrës.

Në takimin me kryetaren e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami dhe me të rinj të Kampit të Restaurimit që mbështetet nga Qeveria suedeze ambasadori Ndisi nxiti përfshirjen e të rinjve në mbrojtjen e Trashëgimisë kulturore. Pas interesimit për projektet e mbështetura nga Agjencia Suedeze e Zhvillimit Sida, Ambasadori Ndisi i shoqëruar dhe nga anëtarë të shoqërisë civile dhe nxënës të shkollës 9- vjeçare “Giusepe Grass” përshkoi me biçikletë rrugën nga qyteti në Parkun lokal të Viroit.

Ambasadori suedez ndoqi me interes një paraqitje të fëmijeve për elementët e jetës dhe i ftoi ata për një foto në një atmosferë prekëse prej interpetimit dhe njohjes së vogëlushëve mbi tokën, diellin, ajrin dhe ujin.

Qendra shqiptare për Trashëgiminë dhe Mjedisin ka nxitur në Gjirokastër disa klube mjedisore për të afruar fëmijët dhe të rinjtë me mjedisin.

Print