Gazetaria investigative, një mjet i fuqishëm për shoqërinë civile

Ka përfunduar sot më 29 mars, trajnimi i nisur një ditë më parë mbi gazetarinë investigative, si mjet i fuqishëm për shoqërinë civile. Koncepti i gazetarisë investigative, gërmimi i informacionit, hulumtimi, interpretimi i fakteve, raportimi dhe shkrimi i lajmit për shtyp, faktorët që ndikojnë në mbulimin mediatik të lajmit, marrëdhënia e medias me shoqërinë civile dhe bashkëpunimi aktivist-NGO-gazetar ishin tematike kyçe e këtij trajnimi ku morën pjesë përfaqësues të 20 organizatave mjedisore të shoqërisë civile në vend, nën drejtimin e gazetares Anila Basha.

Ky trajnim u organizua nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, si pjesë e programit ACHIEVE, të mbështetur financiarisht nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Print