• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • Nisma mjedisore “Udhëto me Biçikletë” të ardhurat shkojnë për riparimin e urës së Bunës

Nisma mjedisore “Udhëto me Biçikletë” të ardhurat shkojnë për riparimin e urës së Bunës

“EKO Mendje” ka menduar diçka ndryshe, për të eksploruar bukuritë natyrore të vendit tonë. Nisma e saj mjedisore “Udhëto me Biçikletë” do të ndalet këtë të dielë në fshatin e bukur të Kukelit, në Shkodër ku do të vizitojnë edhe muzeun e poetit të madh, Ndre Mjeda. Pjesëmarrja sa më e lartë e qytetarëve në këtë nismë, do të bëjë të mundur depozitimin e sa më shumë të ardhurave në riparimin e Urës së Bunës. Sipas rregullave, pjesëmarrësit duhet të mënjanojnë pirjen e cigares mbi biçikletë dhe në mjedise tè hapura.

“Të mos veshin rroba ushtarake apo gjuetie, si dhe mbi të gjitha nuk lejohet që gjatë udhëtimit apo aktivitetit të hidhen mbetje në tokë. Mos harroni të merrni me vete biçikletën, dashurinë për natyrën, buzëqeshjen dhe shpirtin e aventurës" - shkruan stafi i “Eko Mendje”.

Print