Shkolla Verore e REC, të rinjtë "mbjellin" filizat e aktivizmit mjedisor

E hëna e parë e prillit në Tiranë, ka shënjuar edhe fillimin e Shkollës Verore, e organizuar në formën e një kursi me disa module leksionesh, si organizimi, menaxhimi dhe administrimi i OJF-ve, motivimi i anëtarëve, vullnetarizmi, si të shkruhet një projekt-propozim dhe gjetja e fondeve, puna me median, vizita në terren si dhe shumë aktivitete social-kulturore, hap siparin sot dhe do të vazhdojë deri më 8 Prill 2017. Në këtë program janë përfshirë 20 të rinj, përfaqësues të OJF-ve mjedisore nga e gjithë Shqipëria, të cilët në fund të trajnimit do të duhet të paraqisin një projekt propozim ku në fokus do të jenë çështjet mjedisore. 

Kursi synon përfshirjen e të rinjve në shoqërinë civile për mjedisin, bashkëpunimin ndërmjet OJF-ve mjedisore, ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen e publikut për çështje të lidhura me mjedisin.

Gjithashtu në një nga ditët e trajnimit janë menduar të zhvillohen aktivitete në terren bazuar në tematikën e Ditës së Tokës. Fushata e Ditës së Tokës 22 Prill 2017 është Edukimi për Mjedisin dhe Klimën. Në këtë kuadër pjesëmarrësit e Shkollës Verore do të organizojnë orë mësimore në një prej shkollave të kryeqytetit si dhe do të bëjnë aktivitete me nxënësit në oborin e shkollës së tyre si mbjellje, instalacione me riciklime, vizatime, tregime mjedisore, diskutime etj.

Trajnerë të këtij kursi 6-ditor janë emra të njohur të fushës ku kontribuojnë, si Eldisa LLoshi, Jetona Myteveli dhe Blendi Salaj.

Shkolla verore organizohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri në kuadër të zbatimit të programit ACHIEVE, me mbështetjen financiare të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Print