• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • Vlorë, roli i të rinjve në zbatimin e parimeve të konventës Aarhus në praktikë

Vlorë, roli i të rinjve në zbatimin e parimeve të konventës Aarhus në praktikë

Java e dytë e trajnimit me të rinjtë e Universitetit “Ismail Qemali” nga Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë për parimet kryesore të Konventës së Aarhusit, u fokusua në rolin që mund dhe duhet të luajnë të rinjtë për organizimin e komunitetit për të përmirësuar shërbimet publike duke rritur bashkëpunimimin midis grupeve komunitare dhe pushtetit vendor.

Trajnimi synon që ti njohë studentët me procedurën e kërkesës për informacion, mënyrën se si mund të hartohet një kërkesë pranë Insitucioneve Publike, afatet ligjore për kthimin e përgjigjes dhe rruga që ndiqet në raste të ndryshme të kthimit të përgjigjes. Pra si veprohet nëse vjen nuk kthehet përgjigje nga Institucionet publike brenda afatit ligjor prej 10 ditësh nga dorëzimi i kërkesës, si veprohet në rast se kërkesa është transferuar në një tjetër Insitutucion dhe si veprohet kur refuzohet përgjigja për arsye të ndryshme.

Gjithashtu u diskutua detyrimi ligjor i zyrtarëve publike dhe Insitucioneve Publike për të shpërndarë informacion për qytetarët për çështje të caktuara dhe investime me ndikim në mjedis, si dhe informacione të tjera që janë detyrim ligjor nga administrata për t’u shpërndarë për komunitetin. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe organizimit të konsultimeve publike për investimet me ndikim në mjedis, forma dhe mënyra e organizimit, autoriteti organizues, pjesëmarrja e banorëve/komunitetit të prekur nga investimi, mbajtja e process-verbalit, ose minutave te takimit, firmosja e proces-verbalit si dhe administrimi i një kopje të gjithë raportit të takimit nga çdo banor që merr pjesë në konsultimet publike.

Një tjetër element që u diskutua ishtë organizimi i thjeshtë i komunitetit, sipas çështjeve, shqetësimeve që kanë banorët e një zone, fshati, lagje etj, mënyra e organzimit, diskutimi i çështjes, krijimi i aleancave, aleatëve, përfshirja e një numri sa më të madh të banorëve, zbatimi i hapave, procedurave të rregullta ligjore, paraqitja e shqetësimeve pranë pushtetit vendor dhe monitorimi i zbatimit të tyre.

Trajnimi do të vazhdoje edhe javën tjetër, dhe do të mbyllet me demonstrimin praktik të stundentëve, secili prej tyre do të hartojë një kërkesë për pushtetin vendor përkatës, atje ku ai/ajo banon, dhe do të ndjekë në vazhdimësi hapat e nevojshëm, në varësi të kthimit të përgjigjes nga pushteti vendor.

Qëllimi final i këtij trajnimi me studentët e Universitetit “Ismail Qemali” është që të rriten njohuritë e tyre për funksionimin e shoqërisë civile në përgjithësi dhe mënyrën e thjeshtë praktike për të organizuar komunitetin ku ata banojnë për të kërkuar shërbime më të mira publike nga institucionet publike.

Në përfundim të trajnimit, studentët do të pajisen edhe me certifikatë.

Print