• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • Fillon procesi për hartimin e Raportit të Harmonizimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm

Fillon procesi për hartimin e Raportit të Harmonizimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm

Sot më 11 Prill, është zhvilluar në Tiranë takimi për përgatitjen e Raportit mbi Harmonizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) - Axhenda 2030 e Kombeve të Bashkuara, me kuadrin strategjik kombëtar. Qëllimi i këtij takimi është lançimi i procesit për hartimin e Raportit të Harmonizimit të OZHM-ve me kuadrin strategjik të vendit, duke paraqitur dhe konsultuar metodologjine e punës së Raportit, si edhe çështjeve kryesore të lidhura me OZHM-t. Ky takim i shërben në vijim procesit për zbatimin e OZHM-ve, dhe Axhendës për Zhvillim të Qëndrueshëm, për të cilin Qeveria Shqiptare ka nënshkruar Deklaratën në Samitin e Asamblesë së Përgjithshme te OKB, në shtator 2015.

Prezantimi i metodologjisë mbi përgatitjen e Raportit bazë për harmonizimin e OZHQ-ve me kuadrin strategjik të vendit (SKZHI 2015-2020 dhe strategjitë sektoriale) dhe prezantimi i çështjeve përmbajtësore në lidhje me hartimin e Raportit bazë të harmonizimit të OZHQ-ve me kuadrin strategjik të vendit ishin thlebi i diskutimit të takimit të organizuar nga Njësia e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit në Kryeministri, me mbështetjen e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Tiranë, me bashkëpunimin e ministrive të linjës, si edhe pjesëmarrjen e shoqërise civile dhe grupet e interesit.

Print