Prezantohet raporti i rishikuar i politikave shqiptare për edukimin

Ditën e sotme, 12 Prill, është mbajtur në Tiranë një takim prezantues për OZHQ 4 – Edukimi 2030 dhe Raportin e Rishikuar të Politikave Shqiptare për Edukimin, i përgatitur nga UNESCO. Në këtë aktivitet u promovua ndërgjegjësimi për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ-të) Axhenda 2030 e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm. Në veçanti, aktiviteti u fokusua në OZHQ 4 - Edukimi 2030 i cili synon "edukim gjithëpërfshirës, të barabartë dhe cilësor dhe promovim të mundësive të mësuarit gjatë gjithë jetës për të gjithë''.

Ekspertët panelistë do të shqyrtojnë progresin dhe sfidat për zbatimin e OZHQ 4 - Edukimi 2030 në Shqipëri, duke iu referuar gjetjeve të raportit të Rishikuar të Politikave të Edukimit, i cili identifikon problematikën kryesore të politikave dhe bën rekomandime të bazuara në fakte, në tri fusha kryesore të politikave: zhvillimin e planprogrameve dhe reforma; TIK në arsim; dhe politika për mësuesit dhe lidershipin e shkollës.

Diskutimet e panelit do të kontribuojnë edhe në dialogun për politikave arsimore në Shqipëri dhe mbështetjen e ndërlidhjes në të ardhmen të sektorit me OZHQ 4 - Edukim 2030.

Ky aktivitet u organizua nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Print