Rritja e kapaciteteve vendore për mbrojtjen dhe promovimin e natyrës në Has

Sot më 12 Prill, Shoqata “Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit (MMZHT) organizoi tryezën e rrumbullakët me përfaqësues të pushtetit vendor, shoqërisë civile, anëtarë të Këshillit Bashkiak, Inspektoriatit të Mjedisit, AdZM-ve, dhe medias vendore mbi gjendjen mjedisore të zonës dhe shkallën e zbatueshmërise së legjistacionit, të moratoriumit të gjuetisë dhe të aktiviteteve të paligjshme për prerjen e pyjeve, grumbullimin e bimëve mjekësore si dhe për robërimin e llojeve të faunës së egër në zonën e Hasit. Qëllimi i kësaj tryeze të rrumbullakët është ndërgjegjësimi i aktorëve vendorë për zbatueshmërinë e legjislacionit mjedisor.

MMZHT, ka nisur përpjekjet për rritjen e kapaciteteve vendore për mbrojtjen dhe promovimin e natyrës në zonën e Hasit. Gjatë këtij takimi, përveç diskutimit të zbatueshmërisë së legjislacionit mjedisor, u diskutua për aktivitetet investiguese që po kryhen nga grupet e ngritura me përfaqësues nga komuniteti, palët e interesuara dhe OJF, në ndërmarrjen e aktiviteteve të përbashkëta në ruajtjen dhe promovimin e burimeve të natyrës në zonën e Hasit.

Ky aktivitet u zhvillua nga Shoqata “Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit (MMZHT) në kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve lokale për mbrojtjen dhe promovimin e natyrës në zonën e Hasit”, si pjesë e programit “ACHIEVE”, të zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri me mbështetjen financiare të Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend.

Print