• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • Lezhë: Ruajtja e habitateve, nëpërmjet metodave që promovojnë zhvillim të qëndrueshëm

Lezhë: Ruajtja e habitateve, nëpërmjet metodave që promovojnë zhvillim të qëndrueshëm

Pas një pune prej më shumë se 4 muaj vijnë edhe rezultatet e para të projektit “Ruajtja e Habitateve të një rëndësie të veçantë, nëpërmjet metodave që promovojnë zhvillimin e tyre të qëndrueshëm”. Në promovimin e këtij produkti më datë 11 Prill, në Njësinë Adminstrative Ungrej të Bashkisë Lezhë u zhvillua seminari trajnues “Ruajtja dhe konservimi i habitatit të pyjeve të dushkut (quercus), në Ekonominë Pyjore “Brinjat e Tertonit”, duke përdorur prerje komerciale, me strukturat e administrimit të pyjeve në Bashki dhe përfaqësues të Njësive Administrative të Bashkisë Lezhë.

Në këtë aktivitet të projektit të mbështetur nga ALCDF- Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale u trajtuan të gjitha etapat e zhvillimit dhe zbatimit me rigorizitet i tenikave shkencore të ekzekutimit të punimeve që çuan në këto rezultate spektakolore. Janë përshkruar me punime një sipërfaqe prej 25,000 m2 me pyje dushku dhe u bë vlerësimi i një biomase prej 18.2 m3. Në këtë aktivitet mori pjesë stafi i Bashkisë Lezhë, drejtuar nga zv/Kryetari z. Enver Hafizi, një numër shumë i madh i fermerëve të të gjitha fshatrave, kryepleq dhe struktura të organizimit të fermerëve të zonës.

Pasi u njohën me arritjet e projektit shprehën të gjithë predispozicionin për ruajtjen e pyjeve dhe zhvillimin e tyre. Me interes të veçantë u ndoq diskutimi i drejtorit të SNVP për Shqipërinë, Dr. Jani Male, ku krahas vlerësimit për arritjet e projektit u diskutua edhe zbatimi i tij në këtë Njësi Adminstrative, duke përdorur të njëjtat teknika që zhvilloi projekti “Ruajtja e Habitateve të një rëndësie të veçantë, nëpërmjet metodave që promovojnë zhvillimin e tyre të qëndrueshëm”.

Print