Kukës: Aktivitete mjedisore në kuadër të Ditës së Tokës

Në kuadër të veprimtarive të edukimit mjedisor dhe Nismës Mbarëkombëtare për Pastrimin nga Mbetjet në kuadër të Ditës së Tokës që është më 22 prill, lançuar nga Ministri i Mjedisit Lefter Koka, Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Kukës sëbashku me Drejtorinë Rajonale të Mjedisit Kukës, organizuan një takim sensibilizues me nxënës të shkollës nëntëvjeçare Topojan. Me nxënësit u fol për rëndësinë e jetës së egër, Zonave të Mbrojtura dhe ruajtjes së mjedisit. Në mbyllje të takimit, nxënësve iu shpërndanë fletëpalosje dhe broshura informative për Parkun Natyror Korab-Koritnik.

Pavarësisht motit me reshje shiu, u vijua edhe me pastrimin e brigjeve të një segmenti të përroit të Topojanit. Këto nisma në mirmbajtjen e mjedisit do të vazhdojnë edhe këtë javë.

Print