Pogradec, Shoqata "Unë, gruaja", aktivitet 3 ditor për Ditën e Tokës

Për Ditën e Tokës 22 Prill 2017, Shoqata “Unë, Gruaja” në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec organizojnë një aktivitet 3 ditor, 21-22-23 Prill 2017 cili synon sensibilizimin e komunitetit, pushtetit vendor dhe biznesit për dobinë e riciklimit dhe manaxhimit sa më të mirë të mbetjeve urbane. Në program u përfshi: 1. Hapja e aktivitetit me një numër kërcimi nga Ansambli i Valleve të Qendrës Lasgush Poradeci. Numri koreografik pati në përbërje rrethin që simbolizon tokën.

2. Të pranishëm ishin një grup nga Qendra Kulturore për Fëmijë, duke debutuar këngë për fëmijë me konotacion tokën dhe ruajtjen e saj.

3. Pas numrit koreografik ngrejmë Flamurin me simbolin “Earth Day”, ndërkohë fëmijët do të mbajnë në duar shkronjat që formojnë Dita e tokës.

4. Pas ritualit tek flamuri, të rinjtë ecën për një marshim me tabela sensibilizuese në qytet dhe përgjatë shëtitores.

5. Në vijim, Sektori i Gjelbërimit, Bashkia Pogradec, gjelbëroi me bar të ri, lule dhe pemë dekorative disa nga lulishtet e Sheshit të Qytetit dhe do të na shoqërojnë në marshim.

Edhe në 2 ditët e tjera aktiviteti do vijojë me fushatën e pastrimit për gjatë shëtitores, ku vullnetarët do pajisen me biçikleta, kosha, doreza plastike si edhe qese mbetjesh.

Print