• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • 22 Prill, Milieukontakt Shqipëri dhe vullnetarët aktivitet ndërgjegjësues me fëmijët

22 Prill, Milieukontakt Shqipëri dhe vullnetarët aktivitet ndërgjegjësues me fëmijët

Në kuadër të Ditës së Tokës, më 22 Prill, Milieukontakt Shqipëri, sëbashku me vullnetarët organizoi një aktivitet ndërgjegjësues me fëmijët e klasës së 6-të të shkollës “Kongresi i Lushnjës”. "Ripyllëzimi- çdo pemë VLEN!” Speciet e Rrezikuara, ne kemi nevojë për ju, për të ndihmuar në mbrojtjen e qindra llojeve. Sa ende mundemi, sa ende nuk është vonë..” Këto ishin disa nga mesazhet e përcjella tek fëmijët të cilët treguan një ndjeshmëri shumë të lartë dhe interesim për Mbrojtjen e Mjedisit. Koha dhe përkushtimi që treguan të vegjlit e talentuar janë shpresë për shoqërinë e së nesërmes në vendin tonë!

Print