BioBlitz Albania, orë të hapura mjedisore në Rubik dhe Përmet

Në kuadër të Programit Kombëtar për Edukim Mjedisor, gjatë muajit prill, projekti BioBlitz Albania zhvilloi orët e hapura mjedisore në qytetin e Rubikut dhe qytetin e Përmetit. Ekspertët e Ministrisë së Mjedisit bashkë me konsulentët e përzgjedhur nga UNDP-ja vijojnë rrugëtimin në shkollat 9-vjeçare të vendit, në kërkim të natyralistëve të rinj dhe kata-logimit të sa më shumë specieve të florës dhe faunës. Gjatë muajit prill, u zhvilluan orët e hapura me nxënësit e shkollës 9-vjeçare Rubik.

Ora e hapur u zhvillua për dy klasa të nënta të kësaj shkolle, fëmijët ishin mjaft aktivë për t’u njohur me problemet mjedisore të zonës së tyre. Po në këtë muaj ekipi i Bioblitz-it ishte dhe në qytetin e Përmetit. Nxënësit e shkollës 9 vjeçare Nonda Bulku ishin mjaft të interesuar për problematikën mjedisore që mund të shkaktonte ndërtimi i HEC të Langaricës.

Gjithashtu, diskutimi me përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit u përqendrua dhe në situatën e mbetjeve urbane të qytetit të Përmetit, ku u kërkua që fëmijët jo vetëm të vepronin si qytetarë, por të kërkonin dhe nga prindrit e tyre një vëmendje më të madhe kundrejt mbetjeve, që prodhoheshin çdo ditë në familjen e tyre.

Gjatë gjithë orës së hapur u theksua ideja se mjedisi nuk mbrohet vetëm nga një institucion, mjedisi kër-kon që çdo individ të jetë i ndërgjegjësuar për vepri-met e tij në funksion të Mjedisit.

Print