• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • Dita Botërore e Shpendëve Shtegtues, PPNEA fushatë informimi në të gjithë vendin

Dita Botërore e Shpendëve Shtegtues, PPNEA fushatë informimi në të gjithë vendin

10 Maji është një ditë e veçantë kushtuar shpendëve shtegtues, por që në fakt ka si qëllim të na vetëdijësojë ne, njerëzit për ruajtjen dhe mbrojtjen e shpendëve shtegtues dhe habitatit të tyre. Në kuadër të kësaj dite, PPNEA organizoi disa aktivitete edukuese paralele, të shpërndara në disa rajone të vendit, në Tiranë, Sarandë, Gjirokastër dhe Vlorë. Dita e shpendëve shtegtues nisi në shkollën “Gustav Majer”, Tiranë, në një nga klasat më shëmbullore të shkollës.

Ekipi i PPNEA-së me anë të një prezantimi u shpjegoi nxënësve arsyen pse shtegtojnë shpendët, 5 shpendët e projektit Spring Alive dhe në fund nxënësit mësuan se si t’i regjistrojnë këto lloje ne faqen e SA. Ndërsa për nxënësit e shkollave fillore “Mehmet Xhaferri” në Xarrë dhe “Sotir Deli” në Mursi, pjesë e zonës së Butrintit, veç prezantimit të ditës rreth shpendëve shtegtues, u organizua edhe një eskursion në natyrë, në Parkun e mrekullueshëm të Butrintit. Në këtë ekspeditë, nxënësit e të dy shkollave bashkë me eskpertë të PPNEA-së, patën mundësinë që me anë të dylbive dhe teleskopit të kundronin shpendët e zonës dhe t’i regjistojnë në fletoret e tyre. Paralelisht me këtë aktivitet, në fshatin Dukat i ri u organizua prezantimi dhe një vizitë në terren me shkollën e mesme "Hasan Mehilli".

Ndërsa grupi i tretë i shoqatës PPNEA zgjodhi që të fesotojë këtë ditë simbolike rrethin e Gjirokastrës dhe konkretisht me nxënësit e fshatrave Dervican dhe Kardhiq. Kjo zonë nuk u zgjodh pa qëllim, u zgjodh pasi është një pikë kyçe për shkabën e fundit që folezon në vendin tonë, Kalin e qyqes. Veç prezantimit dhe metodat e kundrimit të shpendëve, nxënësit panë edhe një film të shkurtër për Kalin e qyqes. Në këtë aktivitet të tepër të sukseshëm morën pjesë rreth 170 nxënës, bashkë me to mësues, prindër dhe dashamirës të natyrës. 

Print