Prezantohet raporti mbi zbatimin e ligjit "Për njoftimin dhe konsultimin publik"

Qendra EDEN organizoi ditën e djeshme (16 maj) në Tiranë një tryezë të rrumbullakët për të prezantuar gjetjet në lidhje me monitorimin e ligjit nr. 146/2014 "për njoftimin dhe konsultimin publik". Raporti u nda me të pranishmit, përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile, Institucionet e Monitoruara në këtë raport dhe Institucione të tjera të linjes, përfaqësues të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasada Suedeze, studentë të interesuar, etj.

Në panelin e diskutimit ishin të pranishëm edhe znj. Anola XHULI, drejtor i Drejtorisë së Cështjeve Juridike, Z. Antoine AVIGNON, Komisioneri i të Drejtës së Informimit dhe të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Z. Enio HAXHIMIHALI, Drejtor Kabineti, Avokati i Popullit dhe z. Rezart Kapedani, ekspert i nivelit të lartë në REC Shqipëri.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të programit ACHIEVE, zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri me mbështetjen financiare të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Print