• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • Novoselë: Dëgjesë publike për buxhetin afatmesëm të Bashkisë, forcohet pjesëmarrja publike

Novoselë: Dëgjesë publike për buxhetin afatmesëm të Bashkisë, forcohet pjesëmarrja publike

Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë (AIC), organizoi ditën e djeshme (17 maj) një konsultim/dëgjesë publike me përfaqësues të Bashkisë Vlorë, Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Vlorë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë e grupe interesi nga zona/njësia Administrative Novoselë, Qëllimi i kësaj dëgjese publike ishte të nxisë të gjitha palët e interesuara, si pushtetin vendor dhe qëndror ose investitorët, ashtu si edhe banorët, qytetarët apo grupet e interesit, që të përqafojnë dhe të zbatojnë në praktikë konsultimin/dëgjesat publike.

Kjo vjen si një metodë demokratike dhe shumë efikase për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të shmangur çdo konfrontim/keqinterpretim të investimeve që synojnë një jetë më të mirë për komunitetin. Në fokus të kësaj dëgjese publike, ishte diskutimi i programit të Buxhetit Afatmesëm 2018 – 2020 të Bashkisë Vlorë.

Pas prezantimit të draftit të Bashkisë Vlorë për buxhetin afatmesëm të tri viteve 2018 - 2020, nga të pranishmit pati diskutime, sugjerime dhe propozime për të shtuar më shumë investime në këtë zonë, pasi është një zonë me kontribut ne financat e Bashkisë, sepse paguan kontributet dhe taksat vendore të vendosura nga Bashkia Vlorë.

Banorët e zonës sugjeruan që në draft përveç Buxhetit Afatmesëm të shtohen dhe propozimet e banorëve të zonës si më poshtë:

1. Sistemimi i kanaleve vaditës të gjithë Njësisë Administrative Novoselë;

2. Përmirësimi i sistemit të menaxhimit të mbetjeve urbane;

3. Përmirësimi i rrjetit rrugor që lidh rrugën kryesore me rrugët e fshatrave të Njësisë Administrative Novoselë;

4. Studimi i rrëshqitjes së tokës në fshatin Trevllazër për të mundësuar ndërtime të reja;

5. Rikonstruksion i rrjetit të brendshëm të ujësjellësit të Novoselës;

6. Rikonstruksion i shkollave të fshatrave Bishan, Cerkovinë, Trevllazër;

7. Ngritja e një tregu për prodhimet bujqësore dhe blegtorale sipas parametrave ligjore dhe cilësore;

8. Shtimi i ndihmës ekonomike për gratë dhe vajzat, sidomos nënat e divorcuara dhe vajzat në nevojë.

Të gjitha këto sugjerime do të diskutohen nga stafi i Bashkisë Vlorë, për t'u përfshirë në versionin final të buxhetit afatmesëm tri vjeçar të Bashkisë. Kjo dëgjesë publike u zhillua në kuadër të progamit ACHIEVE, i cili zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri me mbështetjen financiare të Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend.

Print