Has: Aftësim mbi legjislacionin në fushën e mbrojtjës së natyrës

Ditën e djeshme (24 korrik), Shoqata “Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit (MMZHT) në kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve lokale për mbrojtjen dhe promovimin e natyrës në zonën e Hasit”, në qytetin e Krumës, Has organizoi trajnimin me temë: "Njohja dhe zbatimi në praktikë i legjislacionit në fushën e mbrojtjës së natyrës” me përfaqësues të pushtetit vendor, shoqërisë civile, këshillit bashkiak, inspektoriatit të mjedisit, AdZM-së dhe medias vendore.

Trajnimi u fokusua në ngritjen e kapaciteteve të tyre lidhur me njohjen e legjislacionit në fushën e mbrojtjes së natyrës si dhe mënyrat për monitorimin e zbatueshmërisë së tij në praktikë.

Gjatë trajnimit u diskutua me pjesëmarrësit paketa ligjore e metodikës së investigimit të përdour në terren dhe problemet që u konstatuan ishin:
- nivel i ulët i njohjes së legjislacionit,
- probleme në zbatimin e procedurave për leje veprimtarie me ndikim në mjedis dhe zbatimin e kushteve të lejes mjedisore,
- raste të shkeljes së ligjit për moratoriumin e pyjeve dhe gjuetisë,
- moszbatim i procedurave ligjore në grumbullimin dhe tregtimin e bimëve mjeksore,
-institucionet ligjzbatuese në fushën e mjedisit nuk njihen sa duhet, prania e tyre dhe kontakti me komunitetin duhet të jetë më i madh, 
- promovimi i vlerave dhe resurseve natyrore është në nivele të ulta, si dhe
- komunikimi, bashkëpunimi ndërmjet shoqërisë civile, komunitetit dhe institucioneve shtetërore dhe bashkiake është një problem që duhet përmirësuar.

Trajnimi u zhvillua si pjesë e programit ACHIEVE i zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri me mbështetjen financiare të Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend.

Print